top of page

Loyola-Fillore
Shkollë fillore

Që ga fillimi i vitit akademik 2013/14, Loyola-Gymnasium, që fillon me klasën e gjashtë, drejton gjithashtu Loyola-Fillore, një shkollë fillore. Me themelimin e një shkolle fillore, u përgjigjëm dëshirave të shpeshta të prindërve. Në tri klase paralele, me rreth 26 nxënës në çdo klasë, mësimet mbahen në mëngjes nga e hëna deri të premten, nga ora 8:00 deri në 12:25, me përjashtim të të enjtes që zgjat deri në ora 13:15. Ky orar ndjek programin e shkollave fillore të vendit, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Shkolla fillore 2_edited.jpg
M. Lindita Spaqi Landscape.JPG
Fjala përshëndetëse e drejtoreshës

Të dashur miq, të dashur lexues, mirë se vini!

Kam kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë t’ju ftoj të lexoni dhe të na njihni nga afër. Ne jemi Shkolla Fillore Loyola që ndodhet në zemër të qytetit të vjetër dhe historik të Kosovës, në Prizren.

Shkolla Fillore është shkolla e fëmijëve të Kosovës pa dallim racor, fetar, kombëtar e social. Shkollën tonë e vijojnë fëmijë nga komuna e Prizrenit, Suharekës dhe Gjakovës; fëmijë të pasur dhe jo të pasur, fëmijë qytetarë dhe fshatarë, fëmijë me inteligjencë të lartë, të talentuar, fëmijë hiperaktivë dhe introvertë. Secili zë një vend të veçantë në mesin e të tjerëve dhe e bën shkollën më të bukur, më dinamike dhe më frymëzuese.

Misioni ynë primar është që secili nxënës të vijë në shkollë me dëshirë. Mos ta shikojnë dhe mos ta ndjejnë shkollën si ambient frike, ku duhet vetëm të mësojnë, ku ka detyra dhe llogaridhënie, rregull dhe disiplinë, por edhe si ambient socializimi dhe argëtimi.

Ne po jetojmë në epokën e shpërthimit teknologjik. Brezat e tashëm janë shumë të shkathët në teknologji, kanë shumë informacione në fusha të ndryshme, shumë të zhvilluar në njohjen e gjuhëve të huaja sidomos të gjuhës angleze. Ndonjëherë pyetemi: Pse duhet shkolla në ditët e sotme? Dikush mund të mendojë se nuk ka më vlerë të shkohet në shkollë. Ka shumë për të thënë… Dikur shkolla dhe mësuesi ishin simboli dhe burimi i vetëm i dijes. Sot kjo më nuk qëndron. Në kohën tonë gjithçka ka ndryshuar. Nuk është më as shkolla, as mësuesi burimi i vetëm i dijes. Kthehemi te pyetja Pse duhet shkolla? Them me bindje se shkollën dhe mësuesin nuk e zëvendëson asgjë. Kanë ndryshuar rolet, por jo vlerat.

Në shkollën tonë po përpiqemi që dijen, talentin që ka secili nxënës ta nxisim dhe orientojmë për zhvillim, të ushqejmë vlerat humane e sociale tek secili, respektin për njëri-tjetrin, tolerancën, dashamirësinë dhe përgjegjësinë kolektive.

Shkolla Fillore është vendi ku secili fëmijë e gjen vetveten, ku nuk ndjehet i tepërt. Secili nxënës ka mundësi ta tregojë e zhvillojë personalitetin, dijen, talentin që ka dhe është vendi ku krijon miq për lojë e për punë, vendi që zhvillon ëndrrat dhe iu ndihmon të besojnë se të gjitha mund të realizohen.

 

Sr. Lindita Spaqi

Rreth nesh!

Shkolla Fillore Loyola është pjesë e Asociation “Loyola-Gymasium”, e hapur në vitin 2013.

Shkolla Fillore ofron një ambient të përshtatshëm dhe nxitës për mësim: klasa për mësim, administratë për kontakte me prindër dhe palë, sallë për mësimdhënës, bibliotekë, kabinet të teknologjisë, kabinet të shkencës, kabinet të muzikës, sallë sporti, dhoma për takime me prindër, mencë etj.

Shkollën Fillore e vijojnë 386 nxënës, 15 paralele nga klasa 1-5.

Në Shkollën Fillore punojnë 32 persona, 26 staf pedagogjik dhe 6 staf teknik.

Shkolla Fillore organizon mësimin lëndor sipas Kurrikulës së Kosovës. Përparësi në shkollën tonë kanë arti, muzika dhe gjuhët e huaja.

Fondi i orëve të muzikës dhe i gjuhëve të huaja është më i madh se sa e parasheh Kurrikula e Kosovës.

Mësimi i rregullt mbahet në orarin 8:00 – 12:30, nga e hëna në të premten. Të enjteve mbahet një orë më shumë mësim, për zhvillimin e empatisë.

Po ashtu, shkolla ofron edhe Kujdesin Passhkollor, deri në orën 16:00, ku nxënësit kanë mundësi për t’i zhvilluar detyrat e shtëpisë dhe të ushqehen me shujtën e drekës.

Shkolla Fillore, gjithashtu, ofron kurse për muzikë, për nxënësit e shkollës.

IMG_8826.JPG

Njihuni Me Mësimdhënësit

bottom of page