
Përfundimi, çka pastaj?
Shkollimi në “Loyola-Gymnasium” është mundësi unike për të përcaktuar rrugëtimin jetësor e profesional. Pas përfundimit të shkollimit te ne, gjithçka varet nga preferencat individuale.
Në të gjitha fazat e formimit dhe orientimit jetësor e profesional, në dispozicion të nxënësve “Loyola-Gymnasium” vë të gjitha resurset, përmes këshillimeve, ligjëratave, punëtorive, vizitave studimore, shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve me institucione të ndryshme jashtë vendit.
Përcaktimi i qartë i objektivave jetësore dhe orientimi i drejtë profesional janë shumë të rëndësishme, ashtu si edhe identifikimi i aftësive individuale, përmes të cilave ne do të jemi më të fuqishëm, më të vendosur e të përcaktuar qartë në atë që duam të arrijmë në jetë.

Brenda vendit
Profili i shkollës sonë ofron përgatitje të gjithanshme për të gjitha llojet e programeve të studimit në universitete.
Njohuritë e thella shkencore, gjuhësore, në fushën e teknologjisë e të arteve krijojnë një horizont të gjerë mundësish, që mund të inkorporohen lehtë në prgramet studimore.
Përcaktimi i fushës së studimit duhet të bëhet në bazë të preferencave individuale, shkathtësive të dëshmuara dhe mundësive të barabarta për të gjithë.
Jashtë vendit
Niveli i lartë gjuhësor i gjermanishtes e anglishtes e bëjnë aplikimin në universitetet jashtë vendit një mundësi reale, e jo ëndërr të paarritshme.
Në procesin e aplikimit e konkurimit në universitetet evropiane, nxënësit tanë kanë mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre.
Përmes diplomës së gjermanishtes nxënësit konsiderohen konkurentë të denjë në vendet gjermanishtfolëse, sidomos në Gjermani.
Partneriteti me disa universitete gjermane i ofron “Loyola-Gymnasium” disa kuota studimi dhe kurse gjuhësore, varësisht prej profileve të ofruara dhe afinitetit të nxënësve.


Shkollimi dual profesional
Shkollimi dual-profesional në Gjermani dhe trajnimet në këtë fushë janë mundësi për rritjen e shkathtësive profesionale dhe përgatitje për zbatimin në praktikë të dijes, kreativitetit dhe shkathtësive të arritura.
Bashkëpunimi me kompanitë e njohura gjermane, përmes një procesi selektimi të drejtpërdrejtë nga përfaqësues tyre në shkollën tonë, është mundësi unike e interesante, për të eksploruar fusha të ndryshme të tregut të punës.
Pas diplomimit ju mund ta vijoni karrierën profesionale, të thelloni më tej studimet, apo të zbatoni në praktikë e në procesin e punës njohuritë dhe formimin e arritur.
Nismat individuale
Pas shkollimit në “Loyola-Gymnasium”, përveç nisjes së studimeve, nxënësit mund të fillojnë një karrierë hulumtimi, ndjekjen e pasionit dhe kontributin praktik, përmes:
-
Punës vullnetare;
-
Iniciativave personale biznesore ose në partneritet me të tjerët;
-
Ndjekja e trajnimeve të veçanta në fusha specifike, si përgatitje për fillimin e studimeve, në orientimin profesional;
-
Pjesëmarrje në jetën shoqërore, në fushën e të drejtave të njeriut, sensibilizimin për dukuritë devijante në shoqëri, veprimtari sportive, kulturore, etj.
