top of page

Bashkohu në programin tonë!

Ndërmarrjet: Rronifer, Horn&Co Group, Design Lift Doppler, KB Krusha, Proton Cable, Zinkunie, Heinze SHPK dhe Fabrika "Te Naseri" në bashkëpunim me Qendrën e Formimit Profesional “Loyola-Profesionale” shpallin konkurs pune dhe shkollim.

IMG_3805.JPG

APLIKO TANI!

Faleminderit për aplikimin! Së shpejti do të ju kontaktojmë.

Ne do të ju kontaktojmë pas aplikimit për informata më të detajuara

Foto e pare - Copy.jpg

Për regjistrimin e kandidatëve në drejtimin “Mekatronikë” të financuara nga kompanitë bashkëkpunëtore të Loyola Profesionale - Prizren për vitin shkollor 2024/2025

1. Vende të lira​ në:

 

Rronifer.png
Horn-Logo.png

2.        Kreditë

Kualifikimi për Mekatronikë zgjat 2 (dy) vite shkollore dhe vlerësohet me  2400 orë të Arsimit dhe Aftësimit Profesional ose me 120 Kredi.

 

3.         Pagesa për kualifikim

Pagesa për kandidatë paguhet nga ana e kompanisë në të cilën kandidati ka konkuruar. Kandidatëve ju garantohet punësimi dhe trajnimi në qendrën profesionale dhe njëkohësisht në kompani.

Nëse për një arsye apo për tjetrën ju dëshironi të bëheni pjesë e trajnimit pa një kompani, at’herë pagesa është e njëjtë si për kompanitë, përkatësishtë 1800 euro/viti; ndërsa kurset kanë një kosto prej 240 euro/kursi.

 

4.         Dokumentet e nevojshme për konkurrim

Kandidatët e kompanive për të konkurruar për regjistrim në kualifikimin e nivelit 4, “Mekatronikë” duhet të paraqesin këto dokumente:

  • Diplomën ose Certifikatën e shkollimit të  mesëm të lartë ose të nivelit arsimor më të lartë të kandidatit;

  • Certifikatën e lindjes ose letërnjoftimin e kandidatit;

 

5.         Afati i paraqitjes së dokumenteve, vendi dhe shpallja e rezultateve

Paraqitja e dokumenteve bëhet deri më 30 gusht 2024.

Paraqitja e dokumenteve bëhet në  Zyrën e administratës se Asociation „Loyola-Gymnasium“. Adresa: Rruga “e Tranzitit” Petrovë 20000, Prizren, kati i parë duke filluar nga ora 8:00 deri ne ora 15:00, si dhe në formë elektronike, duke aplikuar direkt në web faqen tonë ose në e-mail adresën alg-info@alg-prizren.com me subjekt të e-mailit “Aplikim për Mekatronikë në “Loyola-Profesionale”

Kandidatët mund të aplikojnë edhe me ndërmarrje të tjera që ata i kanë siguruar.

Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat do të ftohen për intervistë, në Qendrën e Formimit Profesional „Loyola-Profesionale” në Prizren.

Orari i punës

Çdo ditë pune

E hëne - E premte

8:00 – 15:30

bottom of page