Aplikimet & Tarifat
Loyola-Fillore
Të dashur prindër dhe fëmijë, mirë se vini në shkollën tonë fillore Loyola-Fillore!
​
Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj në klasën e parë tek ne pa provim pranues, me kusht që fëmija ti ketë mbushur 6 vite jo më vonë se në gusht (një muaj para fillimit të vitit të ri shkollor). Periudha jonë e aplikimit fillon më 10 mars 2025, vendet janë të kufizuara, ejani sa më parë.
Aplikimi bëhet direkt në zyrën e administratës në shkollën fillore nga e hëna në të premten, në orarin 8:00-14:00. Pagesa administrative është 20 euro.
Për të aplikuar, ju lutemi sillni me vete dokumentet e mëposhtme:
-
Ekstraktin e lindjes
-
Certifikatën mjekësore (dëshmi se fëmija është i gatshëm për të filluar shkollimin).
-
Certifikata e vaksinave te kryera.
​
Në shkollën Loyola-Fillore ekziston mundësia e Qëndrimit passhkollor. Ky qëndrim paguhet ndarë nga shkollimi.
​​
TARIFAT E SHKOLLIMIT
Klasa 1-5: 1200 euro/viti
Qëndrimi passhkollor: 800 euro/viti
Pagesat mund të bëhen në tre këste.
Ne ju falënderojmë tashmë për besimin që na keni dhënë dhe presim t'ju mirëpresim personalisht së shpejti.
Përshëndetje të përzemërta,
Motra Lindita Spaqi
Drejtoreshë e Loyola-Fillore
Loyola-Gymnasium dhe
Loyola-Konvikt
Të dashur prindër dhe fëmijë, mirë se vini në “Loyola-Gymnasium”!
Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj në klasën e gjashtë ose të dhjetë në gjimnaz. Periudha e aplikimit fillon më 10 mars 2025. Në mënyrë që, ju dhe fëmijët tuaj ta dini se ku janë ata me performancën e tyre akademike, “Loyola-Gymnasium” kërkon një provim pranues në shqip dhe matematikë. Për këtë provim, fëmijëve tuaj ne u ofrojmë kurse përgatitore.
​
Aplikimi mund të bëhet direkt në administratën tonë ose online, këtu, në fund të kësaj faqeje. Pagesa administrative është 20 euro.
​
Për t'u regjistruar, ju duhet t’i sillni dokumentet e mëposhtme:
-
Ekstraktin e lindjes;
-
Raportet shkollore të dy viteve të fundit;
​
Paraqitja e nxënësve për të ndjekur mësimin përgatitor duhet të bëhet deri më 8 maj 2025. Pagesa është 50 euro.
Datat për mësimin përgatitor janë:
-
10.05.2025 (09:00 - 12:30)
-
17.05.2025 (09:00 - 12:30)
-
24.05.2025 (09:00 - 12:30)
-
31.05.2025 (09:00 - 12:30)
​
Paraqitja e provimit pranues për nxënësit që nuk e ndjekin mësimin përgatitor duhet të bëhet deri më 13.06.2025.
PROVIMI PRANUES
Afati i parë - 14.06.2025
-
Klasa VI 09:00 - 11:00
-
Klasa X 12:00 - 14:00
Afati i dytë - 16.08.2025
-
Klasat VI, X 09:00 - 11:00
​
Dëshironi t'i sillni fëmijët tuaj në shkollën tonë, por keni frikë nga një kohë shumë e gjatë e udhëtimit në Prizren? Ne kemi zgjidhjen ideale për ju dhe fëmijët tuaj në “Loyola-Konvikt”.
Me dhoma të pajisura mirë, tri racione në ditë dhe një program kujdesi edukativ nga e hëna deri të premten, fëmijët tuaj janë në duar të mira me ne. “Loyola-Konvikt” paguhet ndaras nga shkollimi.
TARIFAT E SHKOLLIMIT
-
Klasa 6-12: 1500 euro/viti
-
Qëndrimi në konvikt: 2400 euro/viti
Pagesat mund të bëhen në tri këste.
​
Ne, ju falënderojmë për besimin që e keni dhënë dhe ju mirëpresim personalisht së shpejti.
Përshëndetje të përzemërta!
​
Blerand Koshi
Drejtor i
Loyola-Gymnasium
​
Arianit Collaku
Drejtor i Loyola-Konvikt
Qendra e Formimit Profesional
“Loyola-Profesionale”
Të dashur kandidatë dhe sipërmarrës,
Për regjistrimin e kandidatëve për nivelin 4 sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), në Qendrën e Formimit Profesional „Loyola-Profesionale“ në Prizren, për vitin shkollor 2024/2025, në kualifikimin “Operator i Robotëve Industrial” – Mekatronikë, mund të konkurrojnë kandidatët, të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm ose nivele më të larta të arsimit.
​
Paraqitja e dokumenteve bëhet prej datës 1 mars deri më 31 gusht 2024.
Kandidatët të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm jashtë Kosovës, obligohen ta bëjnë nostrifikimin pranë MAShT-it.
​
Aplikimi mund të bëhet direkt në administratën tonë, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00-15:00 ose online, këtu, në fund të kësaj faqeje.
​
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR KONKURIM
​
Kandidatët e kompanive për të konkurruar për regjistrim në kualifikimin e nivelit 4, “Mekatronikë” duhet të paraqesin këto dokumente:
-
Diplomën ose Certifikatën e shkollimit të mesëm të lartë ose të nivelit arsimor më të lartë të kandidatit;
-
Certifikatën e lindjes ose letërnjoftimin e kandidatit;
​
Dëshironi t'a sillni kandidatin tuaj në qendrën tonë, por jeni shumë larg nga Prizreni? Ne kemi zgjidhjen ideale për ju në “Loyola-Konvikt”.
Me dhoma të pajisura mirë, tri racione në ditë nga e hëna deri të premten. “Loyola-Konvikt” paguhet ndaras nga shkollimi.
Tarifa për kandidatë paguhet nga ana e kompanisë në të cilën kandidati ka konkuruar. Kandidatëve ju garantohet punësimi dhe trajnimi në qendrën profesionale dhe njëkohësisht në kompani.
​
Nëse për një arsye apo për tjetrën ju dëshironi të bëheni pjesë e trajnimit pa një kompani, at’herë pagesa është e njëjtë si për kompanitë, përkatësishtë 1800 euro/viti; ndërsa kurset kanë një kosto prej 240 euro/kursi.
​
Ne, ju falënderojmë për besimin që e keni dhënë dhe ju mirëpresim personalisht së shpejti.
​
Përshëndetje të përzemërta!
​
Bashkim Rrezja
Drejtor i Qendrës “Loyola-Profesionale”