Shoqëria bartëse
Bartësi përgjegjës juridik Träge
Asociation "Loyola-Gymnasium
Projekti pa person juridik në Kosovë ishte dhe është i pamundur. Personi juridik shërben si partner bashkëbisedues për të gjitha organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare dhe funksionon si bartës për Gjimnazin dhe për konviktet.
Me emrin Asociation "Loyola-Gymnasium" (ALG) është formuar në Prishtinë si shoqëri bartëse në dhjetor të vitit 2003 dhe qysh më 19 janar 2004 është regjistruar te UNMIK-u si Organizatë joqeveritare (OJQ). Më 8 shkurt 2005 Shoqërisë bartëse nga Ministria për Punë Publike i është pranuar Public Benefit Status (Statusi i interesit të përgjithshëm).
Qëllimi i Shoqërisë është nxitja e shkollimit dhe arsimimit klasik në Kosovë dhe në këtë mënyrë përkrahja e njerëzve të rinj. Këtu përfshihet përgatitja e rinisë kosovare për konkurrencë në Evropë dhe integrimi i tyre përkatës në sferën e arsimit dhe shkencës si dhe zhvillimit dhe përvetësimit të njohurive nga kultura, shkenca dhe arti, të cilat i përgjigjen moshës.
Seanca konstituive e Shoqërisë bartëse
Më 18 maj 2004 në sallën e vogël të mbledhjeve të Kuvendit në Prizren është mbajtur seanca konstituive e Shoqërisë bartëse. Për hapat e parë në procesverbal është shënuar:
"Anëtarët ishin unik që qysh në këtë vit duhet të fillohet me zbatimin e projektit. Pastaj, për shkaqe kohe (përfundimi i shpejtë i vitit shkollor, zgjedhja e pedagogëve, mësimi fillestar dhe kualifikimi, dhomat provizore të mësimit), fillimi i mësimit tanimë nuk kishte mundësi të realizohet në vitin e ardhshëm shkollor (shtator 2004), andaj anëtarët kanë vendosur të ndërmarrin gjithçka ashtu që në vitin shkollor (2004/05) të krijohen mundësitë për të filluar me ndërtimin. Po ashtu do të duhej që sa më parë që është e mundur të bëhet zgjedhja dhe trajnimi i pedagogëve dhe të përpunohet programi pedagogjik ..."
Në këtë mënyrë është përcaktuar drejtimi për fillimin e ndërtimit dhe qysh në shtator 2005 shkolla dhe internati filluan nga puna.
|