Aktuale

Afatet

Jobs

Aktuale

Raporte dhe udhëzime

Në këtë faqe çdo herë mund të gjeni udhëzime dhe raporte të shkurtra për temat aktuale dhe ngjarjet në dhe rreth shkollës sonë dhe në konvikte. Ndonjëherë edhe raporte interesante nga Kosova për udhëtimet e nxënësve dhe pedagogëve jashtë vendit.

< Zurück  Nachricht 5 bis 8 von 1326 Weiter >



26.04.2018 - Qyteti po aktivizohet në Tranzit

Fakti që Islam Elshani-zyrtari komunal për pakica ka organizuar në hapësirat tona në Tranzit një ligjëratë për prindërit rreth shëndetit, higjienës dhe imunizimit, është diçka e veçantë.
Natyrisht që tema është e rëndësishme për të gjitha familjet, por gjithashtu tregon se administrata komunale çmon dhe përkrah punën tonë.



26.04.2018 - Tona tjera

Balloja pranverore në sallën e shkollës kishte tinguj tjerë për dallim nga muzika e rregullt e mbrëmjeve disko.
Veshja e mysafirëve dhe dekorimi i sallës së shkollës forcuan përshtypjen se vërtetë kishim të bëjmë me një festë elegante dhe mjaft të suksesshme.
Falënderojmë të gjithë që na kanë ndihmuar për këtë, qoftë edhe në prapavijë!



23.04.2018 - Pisa në Kosovë

Një kohë të gjatë pas lajmërimit, dita e sotme solli testin PISA për nxënësit tanë. Paraprakisht dy shkolla fillore kishin përfunduar testin e tyre PISA në dhomën tonë të kompjuterëve, meqenëse ato nuk posedonin kompjuterë të vet.
Nxënëset dhe nxënësit e klasave të nënta ishin përzgjedhur nga Ministria e Arsimit sipas rastësisë. Të gjithë politikanët shpresojnë në rezultate më të mira të shtetit se sa para tre vitesh, me ç'rast në një garë ndërkombëtare vendi kishte zënë një nga pozitat e fundit. Do të na duhet të presim ende deri në publikimin e rezultateve.
Falënderojmë profesor Veli Gashin, i cili si koordinator kishte organizuar përgatitjen dhe implementimin në shkollën tonë.


21.04.2018 - Viti i ri po na troket

Me fillimin e mësimit përgatitor për provim pranues, po fillojnë edhe përgatitjet e drejtpërdrejta për vitin e ri shkollor.
Bazuar në përvojat pozitive të vitit të kaluar, nuk jemi duke e ofruar mësimin përgatitor vetëm për klasat e ardhme të gjashta por edhe për klasat e dhjeta.
Deri më tani kemi afro 300 kandidatë për provimet pranuese në fillim të qershorit.

< Zurück  Nachricht 5 bis 8 von 1326 Weiter >

 

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

ALG News

Këtu mund ta porositni gazetën tonë me informatat aktuale për projektin dhe përditëshmërinë shkollore.

Donacion online

Po, ndihmoj unë dhe do dhuroj!

Kontoja e donacioneve

Jesuitenmission
Königstr. 54
D - 90402 Nürnberg

Ligabank Nürnberg
Vordere Sterngasse 32
D - 90402 Nürnberg

Konto: 511 55 82
BLZ: 750 903 00
IBAN: DE 61 750 903 00 000 511 55 82
SWIFT: GENODEF1M05
Stichwort: Loyola-Gymnasium

Zuwendungsbescheini-
gungen werden erstellt.



Aktuale & Afatet | Shkolla & Konvikti | Projekti & Shoqata bartëse | ALG News | Shkarkimet | Partnerët | Kontakti | Dëftues botimi


Copyright © 2006-2018 Asociation "Loyola-Gymnasium" Prizren. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.