top of page
Martin Jann Landscape 1.JPG

Fjala përshëndetëse e drejtorit

E dashura bashkësi Loyola,

​

Ju lutem të pranoni mirsëardhjen e ngrohtë ju dhe familja e juaj nga Asociacioni "Loyola-Gymnasium" (ALG). Viti shkollor është një periudhë emocionuese kur fëmijët lëshohen në aventura të reja, frymëzuese në botën e të mësuarit. Çdo vit do të sjell tranzicione të rëndësishme dhe përvetësim të shkathtësive të reja gjë që do të shtojë mundësinë te secili nxënës për të aplikuar mësimin në shumë mënyra.

 

‘Loyola’ është zotuar të sigurojë ambient sfidues mësimor, të lire dhe kreativ që do t’i ndihmon secilit nxënës të përparon në një nivel të përshtatshëm zhvillimor dhe të sigurojë ambient të sigurtë për të gjithë nxënësit. Nënë Tereza njëherë pat thënë: ‘Në këtë jetë ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha. Ne mund të bëjmë vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.’ Në këtë thënie Nënë Tereza fuqishëm e me mençurinë e rëndësishme si t’i qasemi jetës (dhe shkollimit) ta bën atë temë përmbushëse dhe të rëndësishme.

Mësimdhënia dhe mësimnxënia na ofrojnë shumë mundësi të fokusohemi në një numër të gjërave të vogla gjë që me kohë kulminon me formimin e nxënësve që janë në gjendje të bëjnë gjëra të mëdha në jetë. Duke e pasur parasysh këtë, më në fund si komunitet shkollor ne çmohemi nga veprimet e nxënësve tanë dhe mënyra si mësojnë nxënësit e ri e që kjo lidh dhe ndikon përtej shkollës sonë. Si ‘Loyola’ ne jemi të përkushtuar në integrimin e arteve, kreativitetit dhe diversitetit gjuhësor në mundësinë e mësimit sepse ne besojmë se mësojmë më mirë përmes diversitetit gjuhësor dhe arteve. Me anë të mbështetjes së stafit dhe familjeve, nxënësit e ‘Loyolës’ hulumtojnë, shprehen dhe shquhen në aspektin akademik dhe kreativ. Në bashkëpunim me prindërit, arsimtarët, mbështetësit dhe miqtë, ne integrojmë artet që të nxisim entuziazmin, thellojmë të kuptuarit dhe përmirësojmë mësimdhënien  për çdo nxënës.

Unë e vlerësoj zhvillimin shoqëror dhe emocional të secilit fëmijë që po kalojnë në vitet e tyre të hershme të adoleshencës. E vlerësoj të mësuarit gjatë tërë jetës dhe kam për qëllim ta sjell përvojën e të mësuarit të fëmijës tuaj në ‘Loyola’ joshëse dhe preokupuese.

 

Si drejtor ekzekutiv i ALG-së (Asociacionit Loyola-Gymnasium), besoj se është në përgjegjësinë time të mbajmë dhe të vazhdojmë ta ndërtojmë një shpirt mbështetës dhe bashkëpunues në shkollën tonë. Bashkërisht ne si komunitet i shkollës do ta ndërtojmë në traditën e të së kaluarës dhe të ballafaqohemi me sfidat e së ardhmes në mënyrë inovative dhe joshëse.

​

Sinqerisht i juaji,

Dr. Martin Jann

DSC_0206.JPG
Misioni, Vizioni dhe Vlerat

Asociacioni ‘Loyola-Gymnasium’, udhëheqësit e tij dhe punonjësit, janë të përkushtuar në rëndësinë e komunikimit dhe nxitjen e dialogut në mes të gjitha palëve. Janë të përkushtuar  të promovojnë ngritjen intelektuale dhe shoqërore brenda komunitetit shkollor;  të sigurojnë ambient të sigurt dhe  mbështetës, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të hulumtojnë dhe të kenë besim në vlerat e tyre; të  mendojnë dhe të  flasin për vetveten; t’i njohin dhe t’u përgjigjen paragjykimeve individuale dhe institucionale. Të mos jenë paragjykues, në baza gjinore, vend të origjinës, religjion, etnitet, orientim seksual, status socio-ekonomik, moshë dhe aftësi fizike dhe mentale.

​

Përmes bashkëveprimit me njohuritë e nxëna (shkollimi themelor),shkathtësive të përvetësuara (kompetencave) dhe vlerave të përjetuara, ne në kampusin Loyola promovojmë një pedagogji moderne, e cila i përshtatet ndryshimeve të shek. XXI. Qëllimi ynë është ndërtimi i vazhdueshëm i një shoqërie të re civile kosovare, me vetëbesim, elasticitet dhe përgjegjësi.

  • Gjuhët dhe komunikimi

  • Matematika

  • Shkencat natyrore

  • Shkencat shoqërore dhe ambienti

  • Artet

  • Sporti dhe shëndeti

  • Jeta dhe puna

  • Mendimi kritik

  • Zgjidhja e problemeve

  • Kreativiteti

  • Komunikimi

  • Bashkëpunimi

  • Kurioziteti

  • Iniciativa

  • Dedikimi

  • Adaptueshmëria

  • Përgjegjësia

  • Vetëdijesimi shoqëror dhe kulturor

Edukimi themelor  

Kompetencat  

Vlerat  

(Adaptuar nga „New Vision for Education", World Economic Forum, 2016)

Udhëheqësia jonë

Board.jpg

Asambleja e ALG-së

Board2.jpg

Udhëheqësia e bordit

Stefan Mette (Kryetar)
Alfons Tentrup

Bernd Karau

Don Shan Zefi
M. Ollga Dulaj

Martin Jann Portrait.JPG

Martin Jann

Drejtor ekzekutiv

Hamide Elshani (11).jpg

Hamide Elshani

Drejtoreshë e financave/administratës

Blerand Koshi.JPG

Blerand Koshi

Drejtor i Loyola-Gymnasium

M. lindita Spaqi (6).jpg

Sr. Lindita Spaqi

Drejtoreshë e Loyola-Fillore

Bashkim Rrezja.JPG

Bashkim Rrezja

Drejtor i Loyola-Profesionale

Edis Galushi.jpg

Edis Galushi

Zëvendësdrejtor i Loyola-Gymnasium

Arianit Collaku (1).jpg

Arianit Çollaku

Drejtor i Loyola-Konvikt

Anëtarët e tjerë të stafit

"Të bashkuarit është fillimi. Të qëndrosh së bashku është përparim. Të punosh së bashku është sukses." - Henry Ford

bottom of page