
Tarifat për shkollim janë si në vijim:
- Shkolla fillore 70,00 EUR për muaj - 840,00 EUR për vit.
- Kujdesi ditor në shkollë fillore 60,00 EUR për muaj -
720,00 EUR për vit (përveç tarifës për shkollim). - Gjimnazi 85,00 EUR për muaj -
1.020,00 EUR për vit. - Konvikti 180,00 EUR për muaj -
2.160,00 EUR për vit (përveç tarifës për shkollim).
Tarifat paguhen në 3 këste (kësti i parë deri më 10 shtator, kësti i dytë deri më 10 janar dhe kësti i tretë deri më 10 maj).
Aplikimi & Provimi pranues
Në shkollën fillore nxënësit pranohen nga klasa e 1-rë dhe pa provim pranues.
Në gjimnaz nxënësit pranohen nga klasa e 6-të dhe e 10-të, me provim pranues në gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe matematikë.
Nxënësit që nuk mund të udhëtojnë, mund të akomodohen në konviktet e shkollës, të cilët gjinden brenda kampusit tonë.
Për aplikim nevojiten këto dokumente:
- Ekstrakti i lindjes dhe
- Dëftesat shkollore të viteve paraprake (për nxënësit në gjimnaz).
Aplikimin për fëmijën tuaj mund ta bëni direkt në shkollë ose online, duke plotësuar formularin në vijim:
* Shënim: Për aplikimet online formulari dhe dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen më së voni tri ditë para provimit pranues.