Koncepti Pedagogjik

Shkolla

Shkolla Fillore

Konvikti

Udhëheqja

Gjuhë Gjermane, Latine & Angleze

Mësimdhënësit

Edukatorët

Administrata

Paraqitja & Tarifat

Gjuhë e huaj në Loyola-Gymnasium

Gjuhë gjermane, gjuhë angleze, gjuhë latine

 

 

 

 

 

 

Gjuhë gjermane në Loyola-Gymnasium

Projekt udhërrëfyes

Për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Zyrën Qendrore për Çështje të Shkollimit Jashtë Loyola-Gymnasium është "Projekt udhërrëfyes". Ky emërtim do të përdoret për planin e shquar, i cili pastaj do të përkrahet me personel dhe materialisht.

Kjo për ne do të thotë, që te ne momentalisht japin mësim tre mësues gjermanë. Këshilltari profesional/koordinatori për gjuhë gjermane, kompetent për Kosovë dhe Mal të Zi, zyrën e vet e ka në Loyola-Gymnasium dhe në mënyrë plotësuese edhe jep mësim të pavarur.

Shkollë partnere e Republikës Federale të Gjermanisë

Loyola-Gymnasium është "Shkollë partnere e Republikës Federale të Gjermanisë". Ky emërtim shpreh një lidhje të veçantë, por edhe një obligim të posaçëm: si shkollë e vetme në rajon, gjimnazi jonë, pas një verifikimi shumë të përpiktë dhe të përkushtueshëm mori lejen nga Konferenca Gjermane e Ministrive të Arsimit dhe Kulturës që të organizojë provimet për "Diplomën e Gjuhës Gjermane të Konferencës Gjermane të Ministrive të Arsimit dhe Kulturës" (DSD).

Kjo diplomë, e cila tani jepet në dy nivele, paraqet parakushtin gjuhësor për nxënësit e huaj për të studiuar në Gjermani. Detyrat për provim do të përpunohen nga një komision ekspertësh në Gjermani,të realizuara në mënyrë të përqendruar në tërë botën, dhe të korrigjuara në Gjermani sipas kritereve unike. Për çdo vit afro 17.000 nxënës marrin pjesë në këtë program.

Provimet e para për Diplomën e Gjuhës në Loyola-Gymnasium janë realizuar në dhjetor 2008 dhe në mars 2009: Rezultati mesatar i nxënësve ishte rreth 80 % të pikave të arritshme. Që të fitohet e drejta e hyrjes në këtë provim, me kërkesa shumë të larta, kandidatët duhet të kenë përfunduar me sukses në mes 800 dhe 1200 orë mësimi.

Provimi, i cili përbëhet nga tri pjesë me shkrim dhe një pjese me gojë, orientohet në Kornizat e Referencave të Përbashkëta Evropiane për mësimin e gjuhëve të huaja. Për të dhënë provimin duhet të arrihen së paku 60 për qind e pikëve të mundshme. Mësimi bëhet sipas një plani kornizë të Ministrive Gjermane të Arsimit dhe Kulturës, i cili u përmbahet njohurive më të reja në hulumtimin e të mësuarit dhe fitimit të diturisë gjuhësore. Gjuha gjermane në Loyola-Gymnasium mësohet prej klasës së 6 deri në klasën e 12: pesë orë në javë në klasat e gjashta, katër në klasat 7-12. Kësaj i shtohen edhe Kurset e kontrollit me 24 orë.


Gjuhë latine në Loyola-Gymnasium

Kosova ndoshta është i vetmi vend në botë ku në shkolla mësohet një lëndë, të cilën mësuesit nuk kanë kurrfarë mundësie ta studiojnë, gjuha latine. Për mësuesit tonë të gjuhës latine ne për këtë arsye kemi zhvilluar një program tonin të perfeksionimit dhe për këtë ata i dërgojmë edhe në Gjermani.

Diku 20 deri 25 % e fondit themelor të fjalorit të shqipes i ka rrënjët latine. Për këtë arsye latinishtja në Loyola-Gymnasium luan një rol të rëndësishëm për ti vënë nxënësit në kontakt me rrënjët e kulturës së tyre.

Kështu, latinishtja është një lëndë mësimore e cila themelon identitetin, dhe për këtë mësohet në klasat e 6 me pesë, pastaj deri në klasën e 10 me nga katër orë në javë.Edhe librat e mësimit të latinishtës ne në Loyola-Gymnasium i kemi zhvilluar vetë. Planifikohet që nxënësit së paku të përparojnë aq sa ata të mund ta lexojnë, përkthejnë dhe kuptojnë "De bello Gallico" të G. I. Caesarit, gjë që i përgjigjeti nivelit të "Latinumsit".


Gjuhë angleze në Loyola-Gymnasium

Me gjermanishten dhe latinishten nxënësit e Loyola-Gymnasium tanimë mësojnë dy gjuhë të huaja, edhe atë paralelisht. Një gjuhë tjetër e huaj prej klasës së 6 do të ishte qartë e tepërt.

Por pasi së shumica e nxënësve te ne vijnë me njohuri fillestare nga gjuha angleze, vlen ky rregull: në klasat 6 dhe 7 mësohet nga dy orë në javë, për ti ruajtur njohurit ekzistuese, respektivisht për ti zgjeruar në mënyrë të kujdesshme.

Pastaj në klasën e 8 dhe 9 mësohet nga tri orë në javë, prej klasës së 10 deri në klasën 12 vijnë nga 4 orë në javë.


 

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

ALG News

Këtu mund ta porositni gazetën tonë me informatat aktuale për projektin dhe përditëshmërinë shkollore.

Donacion online

Po, ndihmoj unë dhe do dhuroj!

Kontoja e donacioneve

Jesuitenmission
Königstr. 54
D - 90402 Nürnberg

Ligabank Nürnberg
Vordere Sterngasse 32
D - 90402 Nürnberg

Konto: 511 55 82
BLZ: 750 903 00
IBAN: DE 61 750 903 00 000 511 55 82
SWIFT: GENODEF1M05
Stichwort: Loyola-Gymnasium

Zuwendungsbescheini-
gungen werden erstellt.



Aktuale & Afatet | Shkolla & Konvikti | Projekti & Shoqata bartëse | ALG News | Shkarkimet | Partnerët | Kontakti | Dëftues botimi


Copyright © 2006-2017 Asociation "Loyola-Gymnasium" Prizren. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.