Koncepti Pedagogjik

Shkolla

Shkolla Fillore

Konvikti

Udhëheqja

Gjuhë Gjermane, Latine & Angleze

Mësimdhënësit

Edukatorët

Administrata

Paraqitja & Tarifat

 

 

 

 

 

Shkolla jonë

Gjimnazi Loyola në Prizren është gjimnaz privat, klasik i pranuar nga shteti, me një konvikt për vajza dhe një konvikt për djem, i cili nga ALG përgjigjet si organizatë me interes të përgjithshëm.

Veçoritë

Ne duam të bëjmë diç për fëmijët e Kosovës, d.m.th. ti përmirësojmë shanset e tyre për kyçje në një Evropë, e cila çdo ditë e më tepër po bashkohet. Për këtë arsye, sipas mendimit tonë, shkollimin nuk duhet kuptuar vetëm si dhënie të mësimit, por si parakusht qenësor për kyçje në rrjedhat bashkëkohore .

Shkallët e zakonshme sekondare në Kosovë I dhe II ne i kemi përfshirë së bashku në gjimnazin klasik. Tanimë te ne vijnë nxënësit tanë që nga klasa e gjashtë. Vetëm për një kohë kalimtare prej 2 vitesh, në vitet shkollore 2006/07 dhe 2007/08 planifikojmë pranimin e nxënësve edhe në klasën e dhjetë. Pas 4 vitesh në shkallën e parë sekondare dhe në 3 ose 4 vitet tjera në shkallën e dytë sekondare (shkollimit të mesëm) me përfundimin e shkollës fitohet matura.

Për të pasur mundësi që fëmijët, të cilët nuk banojnë në rrethinën e shkollës, ta shfrytëzojnë ofertën tonë, ne disponojmë me konvikt për vajza dhe një për djem. Përkrahja e vajzave për ne është një qëllim i veçantë. Për këtë arsye gjysma e tërë vendeve në shkollë dhe në konvikte është e rezervuar për vajza.

Natyrisht se plani i rregullt mësimor i Kosovës vlen edhe për ne. Por, ne atë e kemi plotësuar në disa pika. Një ndryshim thelbësor është radhitja e gjuhëve. Që nga klasa e gjashtë (6) ligjërojmë dy gjuhë të huaja: gjermanishten dhe latinishten. Nga klasa e tetë (8) kësaj i shtohet edhe gjuha angleze. Për nxënësit që te ne vijnë me njohuri paraprake të gjuhës angleze, ne atyre në klasën e 6 dhe 7 ju ofrojmë kurse, që t’i ruajnë këto njohuri. Nga gjuha gjermane nxënësit tanë mund të fitojnë diplomën e gjuhës gjermane, njërin nga parakushtet më të rëndësishëm për të studiuar jashtë vendit, aty ku flitet gjermanishtja. Nga latinishtja duhet të arrihet niveli i cili së paku i përgjigjet “Latinumit të vogël”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kualifikimi i mëtutjeshëm i rregullt, seminaret dhe hospitimet në vazhdimësi plotësojnë kompetencën pedagogjike dhe profesionale të pedagogëve tanë.

Shkolla jonë duhet të shquhet si bashkësi e atyre që japin dhe atyre që marrin mësim, bashkësi e nxënësve, e pedagogëve dhe prindërve. Këtu përfshihen edhe mekanizmat e zëdhënësve të klasave, bashkëpërgjegjësit e nxënësve, konferencat e klasave dhe konferencat e përgjithshme, kuvendet e prindërve, këshillat e prindërve si dhe aktivitetet jashtë planit mësimor, si festat shkollore, ditët e dyerve të hapura dhe të ngjashme. Ne në mensat tona ju ofrojmë edhe nxënësve të jashtëm si dhe pedagogëve dhe të zënëve me punë, një drekë, për një shumë e cila mbulon shpenzimet.

Veçoritë në pikat e caktuara

  • Radhitja e gjuhëve: gjermanisht, latinisht, anglisht

  • Pedagogjia ignaciononale

  • Konviktet

  • Kualifikimet e pa ndërprera të pedagogëve në shkollat partnere në Evropën Perëndimore

  • Bashkësi e të mësuarve - pedagogëve, nxënësve dhe prindërve

  • Zëdhënësit e klasave dhe bashkëpërgjegjësve të nxënësve - BPN

  • Këshilli i prindërve/Kuvendi i prindërve

  • Aktivitetet jashtë planit mësimor si festat e shkollës, ditët e dyerve të hapura dhe të ngjashme

  • Rregullimi special i pushimeve shkollore sipas nevojave pedagogjike

  • Konferencat e pedagogëve, të klasave dhe ato të përgjithshme

  • Pedagogët e mirëbesimit

  • Rendi shkollor

  • Dreka për pedagogë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm dhe të brendshëm

 

Tabela e orëve

 

* 24 orë shtesë mësim përforcues

Stand: 3. März 2009

 

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

ALG News

Këtu mund ta porositni gazetën tonë me informatat aktuale për projektin dhe përditëshmërinë shkollore.

Donacion online

Po, ndihmoj unë dhe do dhuroj!

Kontoja e donacioneve

Jesuitenmission
Königstr. 54
D - 90402 Nürnberg

Ligabank Nürnberg
Vordere Sterngasse 32
D - 90402 Nürnberg

Konto: 511 55 82
BLZ: 750 903 00
IBAN: DE 61 750 903 00 000 511 55 82
SWIFT: GENODEF1M05
Stichwort: Loyola-Gymnasium

Zuwendungsbescheini-
gungen werden erstellt.



Aktuale & Afatet | Shkolla & Konvikti | Projekti & Shoqata bartëse | ALG News | Shkarkimet | Partnerët | Kontakti | Dëftues botimi


Copyright © 2006-2017 Asociation "Loyola-Gymnasium" Prizren. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.