Koncepti Pedagogjik

Shkolla

Shkolla Fillore

Konvikti

Udhëheqja

Gjuhë Gjermane, Latine & Angleze

Mësimdhënësit

Edukatorët

Administrata

Paraqitja & Tarifat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Koncepti pedagogjik

Parimet themelore të edukatës në Gjimnazin - Loyola

Ne ndjekim një pedagogji optimiste. Edukimi ynë është pranues i botës dhe jetës dhe dëshiron t`i kontribuojë formimit të tërësishëm të individit në bashkësi, ai duhet ta ndihmojë dialogun.

Për shkak të qëndrimit pozitiv ndaj botës, pedagogjia jonë i përmbahet parimit se çdo gjë vlen të hulumtohet. Nxënësit parimisht duhet të jenë të hapur ndaj të gjitha pyetjeve dhe nga fushat e problemeve por edhe të gatshëm për punë – jo vetëm paradite në shkollë. Vetëm dhënia e dijes dhe aftësive funksionale si të vetme nuk paraqesin ndonjë arsimim. Arsimimi nuk bëhet pa vlera. Për këtë arsye zhvillimi i personit individual shihet si një nga qëllimet më të rëndësishme të një arsimimi të mirë shkollor, si dhe një edukimi të përgjithshëm.

  • Ne vlerësojmë trajtimin dhe kujdesin individual për çdo nxënës.

  • Ne theksojmë nismën individuale dhe i përmbahemi asaj se duhet të mësohet gjatë tërë jetës.

  • Ne kemi për orientim vlerat dhe inkurajojmë për njohuri, për dashuri dhe për pranimin e vetvetes sonë.

  • Ne dëshirojmë të kontribuojmë për njohuri realiste të botës dhe krijimit të saj.

  • Ne kemi për pikësynim atë të jashtëzakonshmen për të zhvilluar prirjet e personalitetit në mënyrën sa më të mirë të mundshme.

Mësimi për vlerat në Gjimnazin Loyola Prizren bëhet në njërën anë përmes përzgjedhjes së kujdesshme të edukatorëve dhe pedagogëve dhe shembullit, të cilin ata ua japin nxënësve në jetën e përditshme. Në anën tjetër përmes mësimdhënies në të gjitha lëmit profesionale për të cilat ata janë aftësuar.

Aspekte të rëndësishme të formimit të personalitetit kanë të bëjnë me aftësitë sociale, si aftësia për kritikë, ndjeshmëria dhe kreativiteti, por para së gjithash respekti ndaj të tjerëve dhe aftësia për përkushtim njerëzor.

Këtu qëndron shansi i veçantë i shkollës me konvikt, siç është Gjimnazi Loyola në Prizren: gërshetimi i ngushtë i jetës dhe mësimit, i mësimdhënies dhe kohës së lirë mundëson një formim dhe arsimim të mirë.

Këtu mund të mësohet dhe ushtrohet një sjellje sociale, që krijon arsimim shoqëror dhe të ndjenjës së përkatësisë së një bashkësie. Kështu ndodh me edukimin në grupet e konvikteve, i cili i përshtatet moshës dhe aspektit të pedagogjisë moderne. Ne jemi të bindur se pasuria e mendimit evropian paraqet një fondament të përshtatshëm për të arritur dijeni dhe arsimim.

Edhe pse jeta dhe të mësuarit në bashkësi kanë disa lehtësira, nuk ka arsimim pa mund. Shkolla jonë është një institucion arsimor e cila bën përgatitjet për të ardhmen dhe kërkon angazhim të dukshëm personal.

Edukimi në Gjimnazin Loyola Prizren lidh atë që shumë herë është provuar me kërkesat e reja. Për këtë arsye edukimi në Gjimnazin Loyola Prizren përfshinë mësimin e gjuhës latine, gjermane dhe angleze, sikurse edhe mësimin e shkencave moderne natyrore.

Dituria e fituar dhe talenti nuk duhet ti shërbejnë vetëm kënaqjes egoiste të nevojave individuale, por duhet përherë të përdoren edhe për të mirën e shoqërisë. Për këtë arsye edukimi në Gjimnazin Loyola Prizren është i lidhur me shoqëroren. Ai kuptohet si një pjesë e idesë evropiane dhe duhet të zgjojë kërkesën për drejtësi sociale. Ky angazhim duhet të shpie kah shërbimi i shquar për të tjerët dhe në aftësimin për marrjen e pozicioneve përgjegjëse në shoqëri.

Njerëzit janë individë me dhunti dhe mundësi të ndryshme. Për këtë shkak ne nuk guxojmë të përdorim kritere të njëjta për secilin në kuptimin e punës konkurruese. Por secili nxënës i yni duhet të provojë të zhvillojë më së miri talentin dhe aftësitë e veta. Për këtë ne në mënyrë të barabartë kërkojmë ndërgjegjshmërinë, aftësinë dhe gatishmërinë për punë jo vetëm prej nxënësve tanë, por edhe nga prindërit e tyre dhe natyrisht nga vet ne.

Pedagogjia jonë ngritët mbi bashkëpunimin e përhershëm besimplotë të prindërve, pedagogëve, edukatorëve dhe nxënësve. Kjo kërkon:

  • Këmbim të shpeshtë të informatave dhe mendimeve.

  • Gatishmëri për të mësuar nga ana e nxënësve, prindërve, pedagogëve dhe edukatorëve.

  • Bashkëpunimi i ekipit udhëheqës (Punëdrejtuesi, drejtori i shkollës, udhëheqësja e konviktit), konferenca e pedagogëve dhe edukatorëve, përfaqësuesve të prindërve dhe i nxënësve.

  • Përgjegjësi duhet të marrin të gjithë pjesëmarrësit në procesin edukativ, por edhe vet procesi duhet të rishqyrtohet rregullisht.

Kështu Gjimnazi Loyola në Prizren nuk ka për qëllim të vetëm atë që nxënësit ta mbarojnë shkollën me sukses të mirë, por ata t`i aftësojë si personalitete, të cilët të pajisur me tiparet e vlerave evropiane „si njerëz për të tjerët” krijojnë jetë të ndërgjegjshme dhe me përgjegjësi në këtë botë dhe shoqëri.

 

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

ALG News

Këtu mund ta porositni gazetën tonë me informatat aktuale për projektin dhe përditëshmërinë shkollore.

Donacion online

Po, ndihmoj unë dhe do dhuroj!

Kontoja e donacioneve

Jesuitenmission
Königstr. 54
D - 90402 Nürnberg

Ligabank Nürnberg
Vordere Sterngasse 32
D - 90402 Nürnberg

Konto: 511 55 82
BLZ: 750 903 00
IBAN: DE 61 750 903 00 000 511 55 82
SWIFT: GENODEF1M05
Stichwort: Loyola-Gymnasium

Zuwendungsbescheini-
gungen werden erstellt.



Aktuale & Afatet | Shkolla & Konvikti | Projekti & Shoqata bartëse | ALG News | Shkarkimet | Partnerët | Kontakti | Dëftues botimi


Copyright © 2006-2017 Asociation "Loyola-Gymnasium" Prizren. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.