Ideja

Projekti

Shoqata bartëse

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Projekti

Themelimi i gjimnazit klasik me një konvikt për vajza dhe një konvikt për djem.

Renovabis-i që në pranverën e vitit 2003 e ka dërguar P. Happel SJ në Kosovë dhe e ka ngarkuar me përgatitjen e një studimi të realizueshmërisë me pyetjen: A ka mundësi për ngritjen e një gjimnazi klasik në Kosovë. Në fund të qershorit 2003 u prezantuan rezultatet. Themelimi i një gjimnazi klasik në Kosovë nuk është vetëm i dëshiruar dhe i mundshëm por edhe përgjegjësi e plotë. Kujdes i veçantë duhet t`i kushtohet edukimit të vajzave dhe atyre t’u epet shansi për një arsimim të mirë. Gjimnazi, që do të themelohet, duhet patjetër të jetë gjimnaz me konvikt i cili do të jetë i hapur për të gjithë kosovarët dhe vendet për rreth.

Ideja shndërrohet në projekt

Në vjeshtë 2003 Renovabis-i ngarkoi Krahinën gjermane të Jezuitëve me realizimin e projektit dhe njëkohësisht i premtoi një financim shtytës të begatë si dhe marrjen përsipër të një pjese të madhe të shpenzimeve të ndërtimit. Përsëri me këtë ngarkohet P. Walter Happel SJ dhe dërgohet në Kosovë.

Prizreni si vend i ngjarjes

Prizreni është kryeqyteti historik i Kosovës. Shumë shpesh diskutohet mundësia e dislokimit të funksionit të kryeqytetit nga Prishtinë në Prizren. Përveç kësaj Prizreni në esencë është një qytet i zhvilluar në të cilin gjimnazi klasik ka një vlerë të lartë simbolike dhe i cili përforcon më tutje domethënien e komunës. Prizreni gjendet në „Sektorin gjerman“ të KFOR-it, dhe nga pikëpamja kriminalistike është qyteti më i sigurt në Kosovë. Bundesveri (Ushtria federale gjermane) dhe gjermanët këtu gëzojnë një reputacion shumë të mirë. Në Prizren mund të arrihet shumë shpejtë nga Maqedonia dhe Shqipëria. Në këtë mënyrë gjimnazi është i hapur edhe për qytetarët e Maqedonisë dhe të Shqipërisë.

Inkorporimi në strukturat vendore

P. Happel SJ fillon punën e tij në Prizren së pari duke realizuar kontakte me të gjitha organizatat e rëndësishme. Ai zhvillon bisedime me përfaqësuesit e autoriteteve vendore, të UNMIK-ut, KFOR-it dhe të CIMIC, këshillohet me AKM dhe OJQ-të aktive në Kosovë. Ai negocion me administratën e qytetit të Prizrenit dhe Ministritë kompetente në Prishtinë. Jo të fundit ai projektin ia prezanton edhe Administraturës apostolike në Prizren.

Ai nga të gjitha anët mëson jo vetëm për dashamirësi, por edhe gatishmërinë për ndihmën konkrete të partnerëve të tij në biseda sipas mundësive në rrethanat ekzistuese. Hap pas hapi tejkalohen pengesat formale dhe burokratike dhe te organizatat pjesëmarrëse krijohet ndjenja e projektit "të përbashkët".

Për mbështetjen që tanimë dihet si dhe për atë që në të ardhmen sigurisht do të nevojitet shpesh nga ky vend u falënderohemi përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësve!

Si person juridik, veprues në Kosovë në dhjetor 2003 është formuar Asociacion "Loyola-Gymnasium" (Akronimi: ALG), si Shoqëri bartëse për gjimnazin dhe konviktet dhe ai është regjistruar si OJQ dhe është lajmëruar te UNMIK-u në Prishtinë.

Parcela e ndërtimit

Parcela e ndërtimit që është dhënë në dispozicion nga qyteti i Prizrenit ka një sipërfaqe prej afro 3,8 ha dhe shtrihet në periferinë veriperëndimore të Prizrenit, drejtpërsëdrejti në rrugën transite në drejtim të Shqipërisë. Me certifikatën e datës 11 maj 2005 UNMIK- u e ka bërë regjistrimit e parcelës për 99 vjet. Regjistrimi në librat e kadastrave është kryer më 15 qershor 2005.

Tenderi

Në janar 2005 është publikuar shpallja për planin e ndërtimit. Në afatin e dhënë, nga të interesuarit u morën 11 komplete të dokumentacionit të tenderit. Deri në ditën e mbylljes ishin paraqitur 4 oferta. Një komision përzgjedhës i përbërë prej pesë anëtarësh bëri shqyrtimin e ofertave. Si fitues u shpall firma Global.

 

Dhënia e porosisë dhe fillimi i ndërtimit

Më 24 mars 2005 është nënshkruar kontrata për ndërtim me firmën Global dhe më 16 prill 2005 pason vënia solemne e gurit themeltar.

 

Përurimi

Vetëm 5 muaj më vonë, më 12 shtator 2005 u bë përurimi i një pjese të shkollës dhe konvikteve. Mësimi filloi me 184 fëmijë në ditën e nesërme. Kjo ka qenë e mundur vetëm përmes ndërtimit të pandërprë dhe shfrytëzimit të plotë të angazhimit të të gjithë pjesëmarrësve. Kohë pas kohe në kantier kishte të punësuar mbi 200 punëtorë. Organizata Deutsches Technisches Hilfswerk bënte mbikëqyrjen e punimeve . Renovabisi ka bartur pjesën kryesore të shpenzimeve për pjesën e parë të ndërtimit.

 

 

 

 

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

ALG News

Këtu mund ta porositni gazetën tonë me informatat aktuale për projektin dhe përditëshmërinë shkollore.

Donacion online

Po, ndihmoj unë dhe do dhuroj!

Kontoja e donacioneve

Jesuitenmission
Königstr. 54
D - 90402 Nürnberg

Ligabank Nürnberg
Vordere Sterngasse 32
D - 90402 Nürnberg

Konto: 511 55 82
BLZ: 750 903 00
IBAN: DE 61 750 903 00 000 511 55 82
SWIFT: GENODEF1M05
Stichwort: Loyola-Gymnasium

Zuwendungsbescheini-
gungen werden erstellt.



Aktuale & Afatet | Shkolla & Konvikti | Projekti & Shoqata bartëse | ALG News | Shkarkimet | Partnerët | Kontakti | Dëftues botimi


Copyright © 2006-2017 Asociation "Loyola-Gymnasium" Prizren. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.