Shoqata mbështetëse

Shoqëruesit

Donatorët

Fëmijët kanë nevojë për ardhmëri

Shpresat më të mëdha për Kosovën drejtohen kah rinia e saj. Më tepër së gjysma e popullsisë është më e re se 25 vjeçe, njëra nga popullsitë më të reja të Evropës E tërë kjo mbështetet në faktin se kjo gjeneratë të mos rritet më gjatë në një atmosferë të pa perspektivë, e kufizuar, e ndarë dhe me urrejtje. Kjo rini meriton një shans për zgjerim të mirëkuptimit, të kujdesit, të respektit. Ajo ka nevojë për mundësinë e arsimit në kuptimin evropian. Vajzat dhe djemtë e të gjitha etnive dhe përkatësive fetare duhet rishtas të mësohen të mësojnë dhe jetojnë njëri me tjetrin.

Arsimi është bazamenti i zhvillimit, ai është çelësi i së ardhmes.

Jean Monnet (1888- 1979), një ideator i rëndësishëm i Evropës së bashkuar pat thënë me një rast: "Po të më duhej që edhe një herë të filloja nga e para, do të investoja shumë më tepër në kulturë dhe arsim se në ekonomi". Kosova si vend i Evropës Juglindore me shumicë islame në këtë rast ka të drejtë të pretë një angazhim të veçantë të Evropës.

 

Thënë ndryshe

janë pra fëmijët pasuria më e vlefshme e një shoqërie.
Atyre u nevojitet ardhmëri, ata janë ardhmëria! Detyra jonë është ti aftësojmë ata që ardhmëria të ketë sukses.

 

Një njohuri e thjeshtë

të cilës mjerisht nuk i kushtohet çdo herë llogaridhënie. Mjaft shpesh fëmijët duhet të rritën në kushte, të cilat ngecin larg pas mundësive të shoqërisë përkatëse. Shpesh ekzistojnë mosbalancime të qarta në tretman në mes vajzave dhe djemve.

 

Gjimnazi Loyola në Prizren

i përgjigjet kësaj sfide. Arsimi në Gjimnazin Loyola nuk kuptohet si dhënie e pastër e diturisë, por këtu bëhet fjalë vendosmërisht për ndërmjetësimin e atyre vlerave, të cilat shprehin kulturën e Evropës. Në këtë kuptim ajo është parakusht për përmirësimin e shanseve të ardhshme për rininë kosovare në Evropën e cila çdo herë e më tepër po rritet e bashkuar. Një vëmendje e veçantë, në këtë vend të shkatërruar me shumicë myslimane, me këtë rast i përkushtohet përkrahjes së vajzave.

Shkallët sekondare të zakonshme në Kosovë I dhe II janë përfshirë në një gjimnaz klasik.

Nxënësit vijnë tanimë që nga klasa e 6 në Gjimnazin Loyola. Plani mësimor që vlen në Kosovë plotësohet prej klasës së 6 me gjuhën gjermane dhe latine me nga 5 orë në javë. Nga lënda gjuhë gjermane duhet të fitohet "Diploma e gjuhës gjermane" dhe nga latinishtja së paku "Latinumi i vogël" Si gjuhë tjetër e huaj mësohet anglishtja.

Që oferta të jetë e dobishme për tërë Kosovën, ekzistojnë përveç Gjimnazit edhe dy konvikte, njëri për vajza dhe tjetri për djem.

 

Mësuesit dhe edukatorët

janë partnerë të prindërve dhe miqtë e nxënësve. Ata të gjithë zgjidhen në bisedë personale. Kritere të rëndësishme për zgjidhjen e tyre janë kualifikimet njerëzore, pedagogjike dhe didaktike. Për të gjithë bashkëpunëtorët perfeksionimi dhe specializimi i përhershëm janë obligues.

Kolegjiumi gjithnjë në rritje është për vënien në jetë të kurrikulumit kosovar me zgjerimet e cekura si dhe për parimet themelore që vlejnë për edukim në Gjimnazin Loyola: "... Burrat dhe gratë për të tjerët!...Bashkërenditja e lojës së përhershme të përvojës, reflektimit dhe veprimin në dinamikë prej mësimit të tjetrit dhe vetës...".

 

Gjimnazi Loyola

po rritet pa ndërprerë. Më 16 prill 2005 është vënë guri i themelit. Vetëm pesë muaj më vonë janë lëshuar në përdorim shkolla dhe konviktet, së pari për dy klasë. 180 fëmijë morën shkollën në posedim, gati 50 u vendosen në konvikte. Sot, 2 vjet më vonë, numri i fëmijëve është rritur në 300. Gati 100 prej tyre jetojnë në konvikte. Në vitin shkollor 2009/10 do të jenë diku 720 fëmijë, prej tyre 350 deri 400 në konvikte. Me këtë atëherë do të shfrytëzohet plotësisht kapaciteti i shkollës dhe konvikteve.

 

Shoqata
miqtë dhe përkrahësit e Asociacionit "Loyola-Gymnasium"
(Freunde und Förderer der Asociation "Loyola-Gymnasium" e.V.)

është formuar për mbështetjen e Asociacionit "Loyola-Gymnasium". Ajo përveç tjerash duhet të ndërmjetësojë dhe përkrahë këmbimin e nxënëseve dhe nxënësve të Gjimnazit Loyola nga Kosova dhe për në Kosovë.

Gründungsmitgleider am 22. März 2007 (von links nach rechts): Jürgen Schwarzbach, Michael Werhahn-Röttgen, Dirk Baldus, Dirk Komitsch, Mentor Ukimeri, Dr. Michael Heßeling, Dr. Frank Röschinger, Erich Merz, Dr. Reinhold Festge, Rainald Gehringhoff (beratender Rechtsanwalt), Michael Spangemacher.

 

Edhe ndihma e Juve është më rëndësi!
Bëhuni anëtar ose na ndihmoni me dhuratat tuaja.

 

 

Anëtarësohuni

Po, und do të ndihmoj dhe do bëhem anëtar!

Donacion online

Po, ndihmoj unë do dhe do dhuroj!

Kontoja e donacioneve

Volksbank eG
IBAN: DE40 4126 2501 6700 9587 00
BIC/SWIFT: GENODEM1AHL

Zuwendungsbescheini-
gungen werden erstellt.

Procesverbal

Kuvenidi 1 e shoqatës së përkrahësve dhe miqve të Asociacionit "Loyola-Gymnasium" më 5 shtator 2009 në Beckum.

Statuti

Statuti shoqatës së përkrahësve dhe miqve të Asociacionit "Loyola-Gymnasium".



Aktuale & Afatet | Shkolla & Konvikti | Projekti & Shoqata bartëse | ALG News | Shkarkimet | Partnerët | Kontakti | Dëftues botimi


Copyright © 2006-2017 Asociation "Loyola-Gymnasium" Prizren. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.