Aktuale

Afatet

Jobs

Mirë se vini në faqen tonë të Internetit.

Aktuale

10.10.2017 - ALG News 06/2017

Aktuale ALG News janë lëshuar vetëm! Jeni kureshtar? Lexoni dhe shikoni vet!

********************************************

27.09.2017 - Vizita nga Frankfurti

Një grup prej 20 studiuesish të krishterë dhe myslimanë nga rrethina e Fakultetit të Jezuitëve Frankfurt-St. Georgen ishin në vizitë treditore tek ne. Me kontaktet tona të mirëfillta, ne u ndihmuam të krijojnë një program interesant në përkushtimin e tyre për të kuptuar më mirë burimin shpirtëror të krishterimit dhe islamit. Ne u krijuam mundësinë e kontaktit me abatin e manastirit ortodoks te Deçanit, me udhëheqësin e shoqatës së rendit të dervishëve të Kosovës, me përfaqësues të komunitetit hebre në Kosovë, me drejtorin e Diakonisë në Mitrovicë dhe kryeimamin e Prizrenit. Duke marrë me vete plot përshtypje, grupi vazhdoi rrugëtimin për në Tiranë.

********************************************

27.09.2017 - Një biletë për Kroaci

Fituesja e këtij viti e garës në lexim me zë nga lënda e gjermanishtes është Blerona Dakaj nga klasa 8c. Në garën finale mjaft interesante, ajo ia doli të lërë prapa dy shoqet e saj të shkollës, sepse, sipas mendimit njëzëri të jurisë, në mënyrë shumë mbresëlënëse arriti të lexojë në gjermanisht tekstin nuk e kishte njohur më parë. Në muajin nëntor, ajo do ta përfaqësojë gjimnazin Loyola dhe Kosovën në garën finale të Evropës Juglindore të leximit me zë të ZfA në Zarë/ Kroaci. I urojmë përzemërsisht shumë suksese edhe në raundin e ardhshëm të garës!

********************************************

26.09.2017 - Më në fund prapë në shkollë

Për fat të keq, nuk mjaftoi një vit me përgatitje të mira për një vizitë të suksesshme dhe motivuese në shkollë, por na u deshën edhe shumë diskutime shtesë dhe biseda mbresëlënëse, që të gjithë fëmijët e Loyola-Tranzit-it, për kënaqësinë tonë të madhe sërish, apo ndoshta për herë të parë, patën dëshirë të shkojnë në shkollë dhe të pranohen në të. Qëndrueshmëria e Moritz Kuhlmann SJ kundrejt Drejtorisë Komunale të Arsimit u shpërblye sërish. Me vëmendje të madhe dhe përkujdesje shtesë për detyrat e shtëpisë duam të stabilizojmë dhe mbështesim hapat e parë të kthimit në shkollë. Në përpjekjet tona na ndihmuan sërish bashkëpunëtorët e rinj nga Tranziti, nxënësit vullnetarë të Loyola-s, si dhe vullnetarët tanë të cilët me ndihmën e Jesuit Volunteers ose Punëtorisë së Ardhmërisë së Jezuitëve kanë ardhur për një vit në Kosovë.

********************************************

21.09.2017 - Pauzë e detyruar

Ishte bërë java e dytë qëkur në konvikt dhe në shkollë ishte përvjedhur një virus i mbrapshtë. Pasi që çdo mëngjes lajmëroheshin gjithnjë e më shumë të sëmurë, në mesditën e të enjtes vendosëm të mbyllim konviktin dhe t'i dërgonim të gjithë nxënësit në një fundjavë shtesë të lirë. Në këtë mënyrë pamundësuam infektimin e ndërsjellë në dhomat me më shumë krevate si dhe bëmë dezinfektimin e gjithë hapësirës. Gjatë kësaj kohe, shkolla kishte vazhduar punën pa ndërprerje. Që nga fillimi, ne kishim bashkëpunuar me autoritetet publike, të cilat në bazë të analizave laboratorike, na konfirmuan se nuk mund të kritikoheshim për moszbatim kritereve higjienike apo sanitare në kuzhinë dhe konvikt. Me këtë rast u konfirmua edhe njëherë cilësia e lartë e ujit tonë të pijes.

********************************************

14.09.2017 - Pas KFOR-it?

Çka do të ndodhë me terrenin e madh, të cilin tani për tani po e shfrytëzon KFOR-i si kazermë fushore? Kjo ishte çështja e një bisede të zhvilluar në mes të z. Reinhard Robbe - ish i dërguar i Bundestagut gjerman për çështje ushtarake dhe aktualisht i dërguar special i Qeverisë Gjermane për çështjen e shfrytëzimit të mëtejmë të terrenit të KFOR-it bashkë me përfaqësuesit e GIZ dhe drejtorit P.Bödefeld. Angazhimi ynë për ndërtimin e një sistemi dual të arsimit profesional për profilin e mekatronikës në kuadër të një "parku arsimor" më të madh, pat përkrahje të veçantë nga pala gjermane.

********************************************

11.09.2017 - Semestri i praktikës

Tobias Meyer në mesin tonë në kuadër të punës praktike semestrale si student i punës sociale dhe pedagogjisë së komunitetit. Meqë ai ka shumë përvojë në pedagogjinë e përjetimeve, me ndihmën e tij, klasave të reja por edhe maturantëve, gjatë dy orëve mësimore në oborrin e shkollës, në mënyrë jo aq të zakonshme dhe përmes lojës, u ofruam nxënësve përvoja të reja nga komuniteti dhe bashkëpunimi-përcjellë me shumë kënaqësi nga të gjithë.

********************************************

07.09.2017 - Komisioni për bursa

Për të pasur një vit të suksesshëm shkollor janë të domosdoshme edhe financat. Komisioni përgjegjës për lehtësime financiare u mblodh për të diskutuar për kërkesat më të reja. Në këtë vit do të ndajmë më shumë se 50.000 € për shlyerjen e borxheve. Kjo shumë është pak më e vogël se në vitin paraprak, edhe pse situata ekonomike dhe mungesa e ri-financimit na shtyn që të jemi sa më kursimtarë. Kjo na bën që t’i falënderojmë edhe më shumë të gjithë miqtë dhe përkrahësit për zemërgjerësinë e madhe, duke na mundësuar këtë rrugëtim.

********************************************

06.09.2017 - Ardhja e filloristëve të rinj

Me qëllim të zvogëlimit të shqetësimeve tek fëmijët dhe prindërit gjatë vizitës së parë në shkollë, ne i ftuam ata një ditë më herët: fëmijët për ta vizituar objektin e shkollës dhe për të luajtur me shoqet dhe shokët e ri, si dhe prindërit për t’u paraqitur temat më të rëndësishme të shkollës fillore dhe për t’u dhënë mundësinë e shtruarjes së pyetjeve të hapura.

********************************************

04.09.2017 - Dita e parë e shkollës

Në fillim ishte gjithçka si më parë, gjersa komuniteti i shkollës mblidhej për të përshëndetur si zakonisht në amfiteatrin e shkollës. Por menjëherë pas këtij programi u panë ndryshimet para, sepse klasave të gjashta, shtata dhe teta iu desh të kërkonin dhomat e tyre të mësimit në objektin e ish shkollës fillore. Kishte edhe ndryshime dhe risi tjera që e bënë ditën të parë të shkollës të jetë me shumë emocione. Në shkollën fillore, dita e parë e shkollës në objektin e ri u dominua nga një ceremoni e vogël që mblodhi të gjithë fëmijët në oborr të shkollës. Duke kënduar një kënge të përbashkët u bë ngritja e katër flamujve, e pastaj fëmijët u vërsulën ne objektin e ri të mrekullueshëm të shkollës. Bashkë me ditën e parë të shkollës në morëm edhe dhuratën lamtumirëse të ish-ambasadores gjermane në Prishtinë - Angelika Viets. Ambasadorja kishte botuar një artikull të gjerë autorial në njërën nga gazetat ditore më serioze të Kosovës, me të cilin kishte kërkuar nga qeveria e re, që më në fund të zgjidhte problemin e ri-financimit të të ardhurave të mësimdhënësve dhe të barrës gjithnjë në rritje të borxhit ndaj gjimnazit Loyola. Në ditën tjetër u botua edhe një raport që përshkruante më në detaj gjendjen dhe një intervistë me drejtorin P. Bödefeld, për të përgatitur temën që do të mund të diskutohej së shpejti në takimin e ambasadorit të ri gjerman me ministrin e ri të arsimit.

********************************************

mehr >>

Afatet

Loyola-Gymnasium - Afatet e pushimeve

********************************************

Shkolla Fillore - Afatet e pushimeve

********************************************

10.11.2017 - 16:00

Seanca e shoqërisë bartëse

********************************************

10.11.2017 - 10:00 - 15:00

Initiativa Arsimore - Biseda individuale & aplikimi

********************************************

09.11.2017 - 10:00 - 18:00

Initiativa Arsimore - Biseda individuale & aplikimi

********************************************

08.11.2017 - 19:00

Initiativa Arsimore - Mbrëmje informative për nxënës dhe prindër

********************************************

03.09.2017

Dita e arritjes për konviktorët

********************************************

24.06.2017 - 03.09.2017

Pushimet verore

********************************************

Loyola-Gymnasium - Afatet e pushimeve

********************************************

Shkolla Fillore - Afatet e pushimeve

********************************************

mehr >>

Shkolla & Konviktet

Oferta jonë arsimore ka për cak të tërë Kosovën. Fëmijët ...

Paraqitjet & Tarifat

Gjithçka për provimin pranues, për paraqitjen dhe ...

ALG News

Abonimi dhe shkarkimi i të dhë nave të mëhershme ...

Projekti & Shoqata bartëse

Si bëhet projekti nga një ide dhe kush është bartës i ...

Kontakti

Kërkoni të na kontaktoni? Këtu i gjeni të gjitha të dhënat për kontakt ...

Shkarkimet

Në këtë faqe mund t´i gjeni t ë gjitha dokumentet e ...

Mediumet

ALG në media dhe shkarkimet ...

Fotografitë & Filmat

Galeri fotografishë dhe ...

Punësimet

Kërkoni një vend pune? Ndoshta pikërisht juve ju kërkojmë ...


Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

ALG News

Këtu mund ta porositni gazetën tonë me informatat aktuale për projektin dhe përditëshmërinë shkollore.

Donacion online

Po, ndihmoj unë dhe do dhuroj!

Kontoja e donacioneve

Jesuitenmission
Königstr. 54
D - 90402 Nürnberg

Ligabank Nürnberg
Vordere Sterngasse 32
D - 90402 Nürnberg

Konto: 511 55 82
BLZ: 750 903 00
IBAN: DE 61 750 903 00 000 511 55 82
SWIFT: GENODEF1M05
Stichwort: Loyola-Gymnasium

Zuwendungsbescheini-
gungen werden erstellt.



Aktuale & Afatet | Shkolla & Konvikti | Projekti & Shoqata bartëse | ALG News | Shkarkimet | Partnerët | Kontakti | Dëftues botimi


Copyright © 2006-2017 Asociation "Loyola-Gymnasium" Prizren. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.