ALG për 5 minuta Download print version

        1/18        

Historia e krijimit
Fëmijëve u nevojitet ardhmëri

Shpresat më të mëdha për Kosovën orientohen kah rinia e vendit. Më tepër se gjysma e popullsisë është më e re se 25 vjeç, njëra nga popullsitë më të reja të Evropës. E tëra niset nga ajo, që kjo gjeneratë të mos rritet më gjatë në një atmosferë me kufizime, ndarje, urrejtje dhe pa perspektivë.

Kësaj rinie i nevojitet një shans për shtrirje në frymën e mirëkuptimit, të kujdesit dhe të respektit. Ajo ka nevojë për mundësinë e shkollimit në kuptimin evropian. Vajzat dhe djemtë e të gjitha etnive dhe drejtimeve fetare duhet të shkojnë së bashku në shkollë dhe çdo herë të mësojnë rishtas për të jetuar me njëri-tjetrin. Në Konventën e KB-së mbi Të drejtat e fëmijës, e vitit 1989, është kërkesa qendrore që të gjithë fëmijët duhet të kenë të drejtë për një arsimim të mirë fillor (edukim primar) dhe të kenë të drejtë të barabartë për qasje në shkollimin e mëtejmë (edukim sekondar), sepse edukimi dhe arsimimi janë si bazë për zhvillim, çelësi i së ardhmes.

Jean Monnet (1888 – 1979) një ideator i parë i mirë dhe modelues i Evropës së bashkuar, në një rast tha: "Në qoftë se do të më duhej të filloja edhe një herë nga e para, në ngritjen e Evropës do të investoja shumë më pak për ekonomi e shumë më tepër për kulturë dhe arsim". Kosova si shtet demokratik evropian në botën islamike ka të drejtë të presë një angazhim të veçantë të Evropës.

Pikërisht për këtë prindërit kosovarë, në vjeshtën e vitit 2002 iu drejtuan njërit bashkëpunëtor të Renovabis-it (Aksion i solidaritetit të katolikëve gjermanë me njerëzit në Evropën e mesme dhe të jugut) dhe iu lutën për ndihmë, për themelimin e një gjimnazi klasik në Kosovë.


Ideja
Një gjimnaz klasik, me një konvikt për vajza dhe një konvikt për djem

Renovabis që në pranverën e vitit 2003 e dërgoi atin Happel SJ në Kosovë dhe e ngarkoi me përgatitjen e një studimi për realizueshmërinë në çështjen:

Mundësia e themelimit të një gjimnazi klasik në Kosovë?

Në fund të qershorit 2003 u prezantuan rezultatet. Themelimi i një gjimnazi klasik në Kosovë jo vetëm që është jashtëzakonisht i dëshiruar, por edhe pse i vështirë, është edhe me plot përgjegjësi. Veçanërisht duhet përkushtim ndaj edukatës së vajzave dhe t’u hapet atyre një shans për arsim të mirë.

Gjimnazi që do të themelohej, do të duhej patjetër të ishte gjimnaz me konvikt, që të mund t’u shërbente vajzave dhe djemve nga Kosova dhe shtetet përreth.


Projekti
Nga ideja, bëhet projekti
Vendndodhja
Prizreni, kryeqyteti historik

Në vjeshtë të vitit 2003, Renovabis e ngarkon atin Walter Happel, me pëlqimin e Krahinës Gjermane të Jezuitëve, me realizimin e projektit.

Njëkohësisht Renovabis premton një financim madhështor shtytës sikur edhe marrjen mbi vete të një pjese të madhe të shpenzimeve të ndërtimit.

Ati Happel SJ dërgohet në shtator 2003 në Kosovë.

 

Prizreni është kryeqyteti historik i Kosovës. Përherë diskutohet edhe kërkesa për bartjen e funksioneve të kryeqytetit nga Prishtina për në Prizren.

Prizreni në thelb është një qytet i rritur, në të cilin një gjimnaz klasik ka një vlerë të lartë simbolike dhe i cili do ta përforcojë edhe më tej rëndësinë e komunës. Prizreni gjithashtu shtrihet në "sektorin gjerman" të KFOR-it dhe vlen si qyteti më i sigurtë i Kosovës. Bundesveri dhe gjermanët këtu kanë një renome shumë të mirë.

Përveç kësaj në Prizren mund të arrihet shpejt nga Maqedonia dhe Shqipëria. Gjimnazi me konviktet e veta është i hapur edhe për vajzat e djemtë nga këto shtete.


 

Fillimet
Vendosja e kontakteve dhe lidhja me strukturat vendore

 

P. Happel SJ begann seine Arbeit in Prizren zunächst damit, dass er Kontakt zu allen wichtigen Organisationen aufnahm.

Ai foli me përfaqësuesit e autoriteteve vendore, të UNMIK-ut, të KFOR-it dhe të CIMIK-ut, u këshillua me Agjencinë e Mirëbesimit të KosovësKTA dhe me shumë NGO që veprojnë në Kosovë.

Ai negocioi me administratën e qytetit në Prizren dhe ministritë kompetente në Prishtinë. Ai ia prezantoi projektin edhe Administraturës Apostolike në Prizren.

Hap pas hapi janë tejkaluar pengesat burokratike dhe te pjesëmarrësit u krijua një ndjenjë për projekt të përbashkët.


Shoqëria bartëse
Asociacioni "Loyola-Gymnasium" - bartësi përgjegjës juridik

 

Më 18 maj 2004 në Kuvendin e qytetit të Prizrenit u mbajt seanca konstituive e Shoqërisë bartëse. Në procesverbal për mënyrat e procedimit të mëtejmë thuhet:

Anëtarët janë unikë që të fillohet me realizimin e projektit qysh gjatë këtij viti. Pasi që për shkaqe kohore nuk është më i mundur realizimi i fillimit të mësimdhënies në vitin e ardhshëm shkollor, anëtarët kanë vendosur të ndërmarrin çdo gjë që të mund të fillohet me ndërtimin, po në këtë vit shkollor (2004/05).

Gjithashtu do të duhej që, sa më parë që është e mundur, të bëhej zgjedhja dhe trajnimi i mësuesve dhe përpunimi i programit pedagogjik."

Projekti pa një person juridik në Kosovë nuk mund të merrej me mend. Personi juridik shërben si partner për bisedë për të gjitha organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare dhe funksionon si bartës për Gjimnazin dhe për konviktet.

Me emrin Asociation "Loyola-Gymnasium" (ALG) është themeluar Shoqëria bartëse në dhjetor të 2003-shit në Prishtinë dhe po më 19 janar 2004 është regjistruar në UNMIK si Organizatë joqeveritare (OJQ) registriert. Më 8 shkurt 2005 nga Ministria për Punë Publike, Shoqërisë bartëse i është pranuar statusi i organizatës me interes të përgjithshëm (PBS).

Qëllimi i Shoqërisë është mbështetja e arsimit klasik dhe shkollimit në Kosovë dhe me këtë, përkrahje e njerëzve të rinj. Këtu përfshihen përgatitjet e rinisë së Kosovës për konkurrencë në Evropë dhe integrimi përkatës i tyre në fushën e arsimit dhe të shkencës, sikurse edhe përkrahje e një njohurie që i përgjigjet moshës mbi kulturën, shkencën dhe artin. Anëtarë të Shoqatës mund të bëhen vetëm personat juridikë.

Shoqëria bartëse sot ka këta anëtarë:

  • Albanian Youth Action
  • Administratura Apostolike Prizren
  • Arbeiter-Samariter-Bund Landesverband Sachsen e.V.
  • Arbeiter-Samariter-Bund Ortsverband Neustadt/Sachsen e.V.
  • Krahina Gjermane e Jezuitëve
  • Deutsche Stellaner-Vereinigung
  • Freunde und Förderer der Asociation "Loyola-Gymnasium" e.V.
  • Grünhelme (Dr. Rupert Neudeck)
  • Kosova Alternative Education
  • Krahina Kroate e Jezuitëve
  • Fondacioni Marianne-und-Rudolf-Haver-Stiftung
  • Krahina Austriake e Shoqërisë së Jezusit

Anëtarë të tjerë janë të mirëpritur.



Ndërtimi

 
Ngastra

Tenderi
Porosia
Fillimi i ndërtimit


 
Hapja


 
Përfundimi

Ngastra për ndërtim prej afro 3.8 ha, e cila shtrihet në periferinë veriperëndimore të qytetit të Prizrenit, drejtpërsëdrejti në rrugën tranzite në drejtim të Shqipërisë, është dhënë në dispozicion nga qyteti i Prizrenit.

Me dokumentin e datës 11 maj 2005, UNMIK-u ia ka bartur ngastrën ALG-së për 99 vjet. Regjistrimi në librin kadastral është bërë më 15 qershor 2005.

 

Në janar 2005 është shpallur tenderi mbi planin e ndërtimit. Në afatin e dhënë paraprakisht, njëmbëdhjetë të interesuar e morën dokumentacionin e tenderit. Në ditën e hapjes kishim 4 oferta.

Një komision përzgjedhës, i përbërë prej pesë anëtarësh, bëri kontrollin e ofertave. Si fitues u shpall firma Global, nga Prizreni.

Më 24 mars 2005 është nënshkruar kontrata e ndërtimit me firmën Global dhe qysh më 16 prill 2005 pasoi vënia solemne e gurit të themelit.

Vetëm 5 muaj më vonë, më 12 shtator 2005, janë hapur në mënyrë solemne pjesë të shkollës dhe të konvikteve. Mësimi për 184 fëmijë filloi në ditën e nesërme.

Kjo ishte e mundshme vetëm me mënyrën e ndërtimit të pandërprerë dhe përkushtimin e angazhuar të të gjithë pjesëmarrësve. Nganjëherë në kantier ishin mbi 200 punëtorë të zënë me punë.

Deutsches Technisches Hilfswerk ka bërë mbikëqyrjen e punimeve. Renovabis ka bartur pjesën kryesore në koston e periudhës së parë të ndërtimit.

Më 16 prill 2007, në dyvjetorin e vënies së gurit të themelit, ne kremtuam përfundimin e të gjitha masave ndërtimore. Është për t’u vlerësuar se janë mbajtur sikurse afatet kohore, ashtu edhe kornizat e dakorduara financiare.

Shpenzime shtesë janë paraqitur vetëm atje ku janë ndërmarrë ndryshime në ndërtim ose në vëllim, për shembull, te fushat sportive. Nga një fushë e planifikuar sportive me shtresë të bitumenit, dolën tri fusha sportive me një shtresë nga granulati i gomës.


Përmbajtjet pedagogjike
Ne ndihemi të detyruar ndaj pedagogjisë ignacionike

Ne pra ndjekim një pedagogji optimiste.

Edukimi ynë është pranues i botës dhe jetës dhe dëshiron t’i kontribuojë formimit të tërësishëm të individit në bashkësi, ta zhvillojë dialogun.

Në bazë të qëndrimit pozitiv ndaj botës pedagogjia jonë mban qëndrim se çdo gjë vlen të hulumtohet. Nxënësit parimisht duhet të kenë qëndrim të hapur dhe të jenë të gatshëm të arrijnë sukses në të gjitha çështjet dhe nivelet e problemeve - jo vetëm paradite në shkollë.

Vetëm bartja e dijes dhe aftësive funksionale nuk paraqesin arsimim të mirëfilltë.

Arsimi nuk bëhet pa vlera.

Për këtë arsye zhvillimi i personit individual shihet si një nga qëllimet më të rëndësishme të një edukimi të mirë shkollor dhe një arsimimi të përgjithshëm.

Ne vlerësojmë trajtimin individual dhe kujdesin për çdo nxënës individualisht.

Ne theksojmë nismën individuale dhe i përmbahemi asaj se gjatë tërë jetës duhet të mësohet.

Ne për orientim kemi vlerat dhe inkurajojmë për njohuri, për dashuri dhe për pranimin e vetvetes sonë.

Ne dëshirojmë të kontribuojmë për njohuri realiste të botës dhe krijimit të saj.

Ne kemi për pikësynim atë të jashtëzakonshmen për të zhvilluar prirjet e personalitetit në mënyrën sa më të mirë të mundshmen.

Mësimi për vlerat në Gjimnazin Loyola-Gymnasium në Prizren bëhet në njërën anë përmes përzgjedhjes së kujdesshme të edukatorëve, mësuesve dhe shembullit të cilin ata ua japin nxënësve në jetën e përditshme. Në anën tjetër përmes mësimdhënies në të gjitha lëndët, sidomos në ato që janë të përshtatshme.

Aspekte të rëndësishme të formimit të personalitetit kanë të bëjnë me zhvillimin e aftësive sociale si aftësia për kritikë, sensibiliteti dhe kreativiteti por, para së

gjithash, respekti ndaj të tjerëve dhe aftësia për përkushtim njerëzor.

Këtu qëndron shansi i veçantë i shkollës me konvikt, siç është Gjimnazi Loyola-Gymnasium në Prizren: gërshetimi i ngushtë i jetës dhe mësimit, i mësimdhënies dhe kohës së lirë mundëson një edukim dhe arsimim të mirë.

Këtu mund të mësohet dhe ushtrohet një sjellje sociale që krijon arsimimi për sjellje në qëndrimin shoqëror. Kështu ndodh me edukimin në grupet e konvikteve, i cili i përshtatet moshës dhe aspektit të pedagogjisë moderne.

Ne jemi të bindur se pasuria e mendimit evropian paraqet një bazë të përshtatshme nga ku dijenia çon deri te edukimi. Edhe pse jeta dhe të mësuarit në bashkësi kanë disa lehtësira, nuk ka arsimim pa mund.

Shkolla jonë është një institucion arsimor i cili bën përgatitjet për të ardhmen dhe jo vetëm që kërkon angazhimin personal, por atë edhe mbështet.


Jeta dhe mësimi në një bashkësi
Gatishmëria për ide të reja, aftësia e veprimit, gatishmëria për veprim, bartja e vlerave

Edukimi në Gjimnazin Loyola-Gymnasium, në Prizren, ndërlidh të dëshmuarën e shumëfishtë me kërkesat e reja. Për këtë arsye edukimi në Gjimnazin Loyola-Gymnasium përfshin mësimin e gjuhës latine, gjermane dhe angleze, sikurse edhe mësimin e shkencave moderne natyrore.

Dituria e fituar dhe talenti nuk duhet t’i shërbejnë vetëm kënaqjes së nevojave personale, por duhet të përdoren përherë edhe për të mirën e shoqërisë.

Për këtë arsye edukimi në Gjimnazin Loyola-Gymnasium, në Prizren, është i lidhur me shoqëroren. Ai kuptohet si një pjesë e idesë evropiane dhe duhet të zgjojë kërkesën për drejtësi sociale.

Ky angazhim duhet të shpjerë kah shërbimi i shquar për të tjerët dhe aftësimi për marrjen e pozicioneve përgjegjëse në shoqëri. Njerëzit janë individë me dhunti dhe mundësi të ndryshme.

Për këtë shkak ne nuk guxojmë të përdorim kritere të njëjta për secilin në kuptimin e arritjeve konkurruese.

Secili nxënës yni duhet të provojë të zhvillojë më së miri talentin dhe aftësitë e veta. Për këtë, në mënyrë të barabartë kërkojmë gatishmërinë për pranimin e ideve të reja, aftësinë dhe gatishmërinë për punë jo vetëm prej nxënësve tanë, por edhe nga prindërit e tyre dhe natyrisht nga vetë ne.

Pedagogjia jonë ngrihet mbi bashkëpunimin e përhershëm besimplotë të prindërve, pedagogëve, edukatorëve dhe nxënësve. Kjo kërkon:

  • Këmbim të përhershëm të informatave dhe mendimeve.
  • Gatishmëri për të mësuar nga ana e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe edukatorëve.
  • Bashkëpunim nga ekipi udhëheqës (drejtori, drejtori i shkollës, drejtori I konviktit) konferenca e mësuesve dhe edukatorëve, përfaqësuesve të prindërve dhe nga nxënësit.
  • Përgjegjësi duhet të marrin të gjithë pjesëmarrësit në procesin edukativ, por edhe vetë procesi duhet të rishqyrtohet rregullisht.

Kështu, Gjimnazi Loyola-Gymnasium, në Prizren, dëshiron që nxënëset dhe nxënësit të arrijnë jo vetëm përfundim të mirë të shkollës, por ata të aftësohen edhe si personalitete të cilët, të pajisur me tiparet e vlerave dhe qëllimeve evropiane “si njerëz për të tjerët”, të krijojnë një jetë të ndërgjegjshme dhe me përgjegjësi në këtë botë e shoqëri.


 
Gjuhët në Gjimnazin Loyola-Gymnasium

 

Gjermanishtja si gjuhë e huaj
Projekti udhërrëfyes dhe shkolla partnere në Republikën Federale të Gjermanisë

 

Për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Zyrën Qendrore për Çështje Shkollore Jashtë, Gjimnazi Loyola-Gymnasium është një "Projekt udhërrëfyes".

Gjimnazi Loyola-Gymnasium është "Shkollë partnere e Republikës Federale të Gjermanisë". Ky emërtim shpreh një lidhje të veçantë, por edhe një përgjegjësi të posaçme:

Si shkollë e vetme në rajon, Gjimnazi ynë mori pas një kontrollimi shumë të përpiktë dhe të aplikueshëm, lejen nga Ministria e Konferencës së Ministrave të Arsimit dhe Kulturës së Gjermanisë për të marrë përsipër mbajtjen e provimeve për “Diplomën e gjuhës gjermane të Konferencës së Ministrave të Arsimit dhe Kulturës së Gjermanisë” (DSD).

Kjo diplomë e gjuhës, që jepet në dy nivele, paraqet predispozitën gjuhësore për nxënësit e huaj për të studiuar në vendet ku flitet gjermanisht.

Për këtë provim me kërkesa të larta, kandidatët duhet të kenë kryer me sukses në mes 800 dhe 1200 orë mësimi. Provimi, i cili përbëhet nga tri pjesë me shkrim dhe një me gojë, orientohet në Kornizat e Përbashkëta Evropiane të Referencës për mësimin e gjuhëve të huaja për nivelin C 1, ky i përgjigjet nivelit të gjuhës amtare. Pjesët e provimit janë:

Kuptimi i të dëgjuarit, kuptimi i të lexuarit, komunikimi me shkrim dhe komunikimi me gojë. Së paku duhet të arrihen pikët e mundshme prej 60 përqind, për të dhënë provimin.


 
Gjuhët në Gjimnazin Loyola-Gymnasium

 

Latinishtja
Kosova si duket është i vetmi vend në botë, në të cilin një lëndë mësimore figuron nëpër shkolla, por që mësuesit profesionalë nuk mund ta mësojnë në Kosovë. Kjo është gjuha latine.

 

Tradicionalisht gjuha latine në gjimnazet në Kosovë ligjërohet nga romanistët, duke u nisur nga ajo që me aftësimin për mësimin e gjuhës franceze, automatikisht e mëson edhe latinishten. Pasi ne nuk ndajmë këtë mendim, kemi zhvilluar një program tonin për mësuesit tanë të latinishtes dhe për përsosje në kualifikim i dërgojmë në Gjermani.

Në Gjimnazin Loyola-Gymnasium i kemi dhe librat tanë të gjuhës latine.

Parashihet që nxënësit së paku të përkrahen deri aty sa të mund ta lexojnë, përkthejnë dhe kuptojnë G.I. Caesars "de bello gallico", gjë e cila i përgjigjet përafërsisht Latinumit.

Diku afër 20 përqind e leksikut shqiptar i ka rrënjët latine. Për këtë arsye gjuha latine në Gjimnazin Loyola-Gymnasium luan një rol të rëndësishëm, që nxënësit të vihen në kontakt me rrënjët e kulturës së tyre. Latinishtja është një lëndë mësimore që përkrah identitetin dhe për këtë arsye te ne mësohet nga klasa VI, deri në klasën X me nga katër e pesë, orë në javë.

 


 
Gjuhët në Gjimnazin Loyola-Gymnasium

 

Anglishtja
Me gjermanishten dhe latinishten nxënësit e Gjimnazit – Loyola mësojnë dy gjuhë të huaja.

 

Një gjuhë e huaj tjetër nga klasat e gjashta qartë do të ishte e tepërt. Pasi në shumicën e rasteve nxënësit vijnë te ne me njohuri fillestare të gjuhës angleze, vlen ky rregull:

Në klasat e gjashta dhe të shtata mësohet nga dy orë në javë, për t’i ruajtur njohuritë ekzistuese, respektivisht për t’i zhvilluar ato me kujdes.

Pastaj në klasat e teta dhe të nënta jepen nga 3 orë mësimi në javë; nga klasa e dhjetë deri përfundimisht me klasën e dymbëdhjetë, nga 4 orë mësimi në javë.


Kurrikulumet në Gjimnazin Loyola-Gymnasium
Zgjerimet

Planprogramin kosovar ne e zgjerojmë për nga 5 orë në javë latinisht dhe gjermanisht. Latinishtja i kthen fëmijët në rrënjët e tyre kulturore në Romë dhe gjermanishtja duhet t’i lidhë me Evropën Perëndimore. Zgjerimet tona të planprogrameve kosovare nuk na lejojnë pranimin e nxënësve, përveç nga klasa e gjashtë.

Ne pranojmë edhe nxënës nga klasa e dhjetë. Përveç planprogramit të zakonshëm kosovar, i plotësojmë me lëndët gjermanisht si gjuhë e huaj dhe një kurs themelor të latinishtes. Kështu i sjellim deri në maturë.

 

Tabela e orëve
Një javë e rëndë pune



Matura në Gjimnazin Loyola-Gymnasium
Matura kosovare
 
Matura Loyola

Matura kosovare është provim shtetëror që organizohet në mënyrë qendrore nga viti 2006. Provimet bëhen në procedurën “multiple choice”, sipas tipit të gjimnazit me kanun të ndryshëm të lëndëve. I tërë provimi kërkon 3 orë kohë.

Nxënësit nga Gjimnazi Loyola-Gymnasium, deri tani të gjithë e kanë dhënë këtë provim.

 

Ne, në mënyrë plotësuese, për maturantët tanë organizojmë maturën e shtëpisë, sipas standardeve gjermane, në lëndët e gjermanishtes si gjuhë e huaj, matematikës dhe historisë.


Financat & tarifat
Kriteret e pranimit, tarifat dhe shpenzimet


Bursat për ata që kanë nevojë


Falenderim bamirësve tanë

Gjysma e vendeve në shkollë dhe në konvikte është e rezervuar për vajza. Kushti i vetëm paraprak është dhënia e provimit pranues.

Tarifat tona mbulojnë diku dy të tretat e kostos funksionale dhe, përveç marrjes së donacioneve, janë burimi ynë i vetëm i financimit.

Për vitin shkollor 2014/15, vlejnë këto norma tarifore:

Tarifa shkollore
85 €/muaj = 1020 €/vit

Tarifa për shkollë dhe konvikt
265 €/muaj = 3180 €/vit

Tarifat paguhen në 3 këste:

10 shtator
10 janar
10 maj

Në raste individuale japim edhe bursa shtesë. Në rast të nevojës së dëshmuar sociale, sjelljes shembullore dhe sukseseve të qëndrueshme e të mira në shkollë.

Faktikisht të gjithë nxënësit tanë marrin nga një bursë themelore, pasi tarifat e mbledhura mbulojnë vetëm dy të tretat e shpenzimeve rrjedhëse.

Themelimi dhe ndërtimi i Gjimnazit Loyola-Gymnasium ka qenë i mundur vetëm duke iu falenderuar mbështetjes madhështore të miqve, përkrahësve dhe dashamirësve tanë. Vijimi i mëtejmë edhe në të ardhmen mund sigurohet vetëm me subvencione nga jashtë.

Në mesin e miqve, përkrahësve dhe dashamirësve tanë gjenden, përveç shumë personave privatë, edhe firma, fondacione dhe organizata, të cilët ne nuk do t'i përmendim me emra.

Në bazë të përvojës së keqe, dëshirojmë t’i mbrojmë ata nga pyetjet, kërkesat dhe lypjet e pavend nga personat e tretë:

Në emër të fëmijëve që na janë besuar, me gjithë zemër i falenderojmë të gjithë përkrahësit tanë për të gjitha ndihmat dhe mbështetjen që na kanë dhënë.


Financat & statistika
Buxheti - Nxënësit - Bashkëpunëtorët



Shoqata përkrahëse
Freunde und Förderer der
Asociation "Loyola-Gymnasium" e.V.
Kontoja e dhuratave
 
Loyola-Gymnasium & Shoqata përkrahëse

Fëmijët janë pasuria më e vlefshme e një shoqërie. Atyre u nevojitet ardhmëri; ata janë e ardhmja! T'i aftësojmë fëmijët që e ardhmja të dalë e suksesshme, është detyra që ne ia kemi ngarkuar vetes.

Një njohuri e thjeshtë për të cilën, mjerishtnë këtë formë edhe nuk jepet gjithherë llogari. Mjaft shpesh rriten fëmijë nën kushtet e duhura. Shpesh ka mosbalancim në trajtimin e vajzave dhe djemve.

Shoqata përkrahëse është formuar më 22 mars 2007, në Beckum. Qëllimi është mbështetja e Asociation-it “Loyola – Gymnasium” dhe punës së saj pedagogjike në Gjimnazin Loyola-Gymnasium.

Përveç kësaj, ajo duhet të ndërmjetësojë për nxënëset dhe nxënësit e Gjimnazit Loyola-Gymnasium, këmbimin e nxënësve nga Kosova dhe për në Kosovë dhe atë ta përkrahë.

Shoqata është e pranuar si shoqatë me interes të përgjithshëm dhe është e regjistruar në Gjykatën e shkallës së Parë në Münster, nën numrin VR 70758.

 

Statuti

Shoqata përkrahëse

Arsimi nuk bëhet pa para. Sikur çdo institucion tjetër arsimor, edhe Gjimnazi Loyola-Gymnasium varet nga subvencionet financiare.

 

KONTOJA E DHURATAVE - Loyola-Gymnasium

Pronari i kontos: Jesuitenmission
Banka: Ligabank Nürnberg
IBAN: DE 61 750 903 00 000 511 55 82
SWIFT: GENODEF1M05
Stichwort: Loyola-Gymnasium Prizren

 

KONTOJA E DHURATAVE - Shoqata përkrahëse

Kontoinhaber: Freunde und Förderer der Asociation "Loyola-Gymnasium" e.V.
Volksbank eG
IBAN: DE40 4126 2501 6700 9587 00
BIC/SWIFT: GENODEM1AHL

 

Ose, nëse dëshironi të dhuroni ONLINE!

Dhuratat tuja në Gjermani mund të zbriten nga tatimi. Një dëshmi e subvencionit, juve do t'ju lëshohet në mënyrë automatike.


Informatat
Homepage & Download

Broshurat & Librat vjetorë

ALG News

Ne jemi duke u kujdesur për transparencë sa më të madhe që është e mundur.

Për këtë, kapitujt individualë të faqes sonë fillestare japin pasqyrë të detajuar.

Shumë informata të rëndësishme do t'i gjeni në faqen tonë për shkarkim.

Për shumë njerëz, edhe sot e kësaj dite, janë më rëndësi informatat e shtypura.

Vjetari ynë, broshurat dhe fletëpalosjet ua dërgojmë me ëndje.

Shkruajeni një informatë të shkurtër në adresën tonë në Gjermani:

Asociation
"Loyola-Gymnasium"
Seestraße 16
82319 Starnberg

Ju lutemi futeni një zarf të adresuar dhe pajisur me pulla postare (2,20 EUR - DIN A4).

Newsletter-i ynë botohet diku 10 herë në vit. Ai dërgohet me E-Mail në formatin PDF.

Ne këtu informojmë për çdo gjë që ndodh gjatë vitit shkollor. E gëzueshmja edhe e hidhura - të dyja e kanë vendin e vet këtu.

Me ALG News jeni çdo herë të informuar më së miri.

Dëshironi të parapaguheni për ALG News? Atëherë, thjesht ndiqeni këtë Link:


 
 
Iniciativa arsimore
Matura dhe ... pastaj?

Këtë pyetje nuk ia bëjnë vetes vetëm nxënësit tanë. Kjo shpesh herë na bëhet edhe nga miqtë e përkrahësit tanë. Disa janë angazhuar për gjetjen e përgjigjes së mundshme në këtë pyetje dhe e kanë jetësuar nismën arsimore.

Para së gjithash, miqtë tanë në Beckum dhe Oelde janë angazhuar për këtë. Gjithnjë, në nëntor, ua prezantojmë maturantëve tanë të ardhshëm dhe prindërve të tyre firmat dhe ofertat që kanë ata.

Të gjithë të interesuarit kanë mundësinë që edhe në bisedat individuale të informohen dhe pastaj të vendosin nëse duan që të konkurrojnë në prillin e vitit të ardhshëm për një punë praktike në Gjermani.

Pastaj, kandidatëve më të mirë u ofrohet kontrata e mësimit në Gjermani, shumë herë edhe me mundësinë për përcjellje profesionale, ose vazhdimin e studimeve në Gjermani.

 


        1/18        

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

ALG News

Këtu mund ta porositni gazetën tonë me informatat aktuale për projektin dhe përditëshmërinë shkollore.

Donacion online

Po, ndihmoj unë dhe do dhuroj!

Kontoja e donacioneve

Jesuitenmission
Königstr. 54
D - 90402 Nürnberg

Ligabank Nürnberg
Vordere Sterngasse 32
D - 90402 Nürnberg

Konto: 511 55 82
BLZ: 750 903 00
IBAN: DE 61 750 903 00 000 511 55 82
SWIFT: GENODEF1M05
Stichwort: Loyola-Gymnasium

Zuwendungsbescheini-
gungen werden erstellt.



Aktuale & Afatet | Shkolla & Konvikti | Projekti & Shoqata bartëse | ALG News | Shkarkimet | Partnerët | Kontakti | Dëftues botimi


Copyright © 2006-2017 Asociation "Loyola-Gymnasium" Prizren. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.