Aktuale

Afatet

Jobs

Aktuale

Raporte dhe udhëzime

Në këtë faqe çdo herë mund të gjeni udhëzime dhe raporte të shkurtra për temat aktuale dhe ngjarjet në dhe rreth shkollës sonë dhe në konvikte. Ndonjëherë edhe raporte interesante nga Kosova për udhëtimet e nxënësve dhe pedagogëve jashtë vendit.

< Zurück  Nachricht 5 bis 8 von 1224 Weiter >


21.09.2017 - Pauzë e detyruar

Ishte bërë java e dytë qëkur në konvikt dhe në shkollë ishte përvjedhur një virus i mbrapshtë. Pasi që çdo mëngjes lajmëroheshin gjithnjë e më shumë të sëmurë, në mesditën e të enjtes vendosëm të mbyllim konviktin dhe t'i dërgonim të gjithë nxënësit në një fundjavë shtesë të lirë. Në këtë mënyrë pamundësuam infektimin e ndërsjellë në dhomat me më shumë krevate si dhe bëmë dezinfektimin e gjithë hapësirës.

Gjatë kësaj kohe, shkolla kishte vazhduar punën pa ndërprerje. Që nga fillimi, ne kishim bashkëpunuar me autoritetet publike, të cilat në bazë të analizave laboratorike, na konfirmuan se nuk mund të kritikoheshim për moszbatim kritereve higjienike apo sanitare në kuzhinë dhe konvikt. Me këtë rast u konfirmua edhe njëherë cilësia e lartë e ujit tonë të pijes.



14.09.2017 - Pas KFOR-it?

Çka do të ndodhë me terrenin e madh, të cilin tani për tani po e shfrytëzon KFOR-i si kazermë fushore? Kjo ishte çështja e një bisede të zhvilluar në mes të z. Reinhard Robbe - ish i dërguar i Bundestagut gjerman për çështje ushtarake dhe aktualisht i dërguar special i Qeverisë Gjermane për çështjen e shfrytëzimit të mëtejmë të terrenit të KFOR-it bashkë me përfaqësuesit e GIZ dhe drejtorit P.Bödefeld. Angazhimi ynë për ndërtimin e një sistemi dual të arsimit profesional për profilin e mekatronikës në kuadër të një "parku arsimor" më të madh, pat përkrahje të veçantë nga pala gjermane.



11.09.2017 - Semestri i praktikës

Tobias Meyer në mesin tonë në kuadër të punës praktike semestrale si student i punës sociale dhe pedagogjisë së komunitetit. Meqë ai ka shumë përvojë në pedagogjinë e përjetimeve, me ndihmën e tij, klasave të reja por edhe maturantëve, gjatë dy orëve mësimore në oborrin e shkollës, në mënyrë jo aq të zakonshme dhe përmes lojës, u ofruam nxënësve përvoja të reja nga komuniteti dhe bashkëpunimi-përcjellë me shumë kënaqësi nga të gjithë.


07.09.2017 - Komisioni për bursa

Për të pasur një vit të suksesshëm shkollor janë të domosdoshme edhe financat. Komisioni përgjegjës për lehtësime financiare u mblodh për të diskutuar për kërkesat më të reja. Në këtë vit do të ndajmë më shumë se 50.000 € për shlyerjen e borxheve. Kjo shumë është pak më e vogël se në vitin paraprak, edhe pse situata ekonomike dhe mungesa e ri-financimit na shtyn që të jemi sa më kursimtarë. Kjo na bën që t’i falënderojmë edhe më shumë të gjithë miqtë dhe përkrahësit për zemërgjerësinë e madhe, duke na mundësuar këtë rrugëtim.

< Zurück  Nachricht 5 bis 8 von 1224 Weiter >

 

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

ALG News

Këtu mund ta porositni gazetën tonë me informatat aktuale për projektin dhe përditëshmërinë shkollore.

Donacion online

Po, ndihmoj unë dhe do dhuroj!

Kontoja e donacioneve

Jesuitenmission
Königstr. 54
D - 90402 Nürnberg

Ligabank Nürnberg
Vordere Sterngasse 32
D - 90402 Nürnberg

Konto: 511 55 82
BLZ: 750 903 00
IBAN: DE 61 750 903 00 000 511 55 82
SWIFT: GENODEF1M05
Stichwort: Loyola-Gymnasium

Zuwendungsbescheini-
gungen werden erstellt.



Aktuale & Afatet | Shkolla & Konvikti | Projekti & Shoqata bartëse | ALG News | Shkarkimet | Partnerët | Kontakti | Dëftues botimi


Copyright © 2006-2017 Asociation "Loyola-Gymnasium" Prizren. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.