Aktuale

Afatet

Jobs

Aktuale

Raporte dhe udhëzime

Në këtë faqe çdo herë mund të gjeni udhëzime dhe raporte të shkurtra për temat aktuale dhe ngjarjet në dhe rreth shkollës sonë dhe në konvikte. Ndonjëherë edhe raporte interesante nga Kosova për udhëtimet e nxënësve dhe pedagogëve jashtë vendit.

Nachricht 1 bis 4 von 1290 Weiter >



27.02.2018 - ALG News 01/2018

Aktuale ALG News janë lëshuar vetëm!

Jeni kureshtar?
Lexoni dhe shikoni vet!


ALG News 01/2018 - Download >>



17. - 22.02.2018 - Tranzit në Rumani

Dy mësuesit tanë të muzikës, së bashku me Bardhyl Metkamberin dhe Moritz Kuhlmann, me një punëtor tonin adoleshent dhe vullnetarët tanë të vitit të kaluar, kaluan disa ditë në projektin Elijah në Rumani, me të cilën jemi lidhur ngushtë, dhe i cili na mbështet në çdo aspekt.

Vizita kishte të bënte me muzikën dhe me aspekte të tjera të bashkëjetesës. Ruth Zenkert dhe Georg Sporschill SJ na janë bërë miq të rëndësishëm për ne.







11. - 18.02.2018 - Loyola në Romë

Një tjetër traditë është udhëtimi i fundvitit për Romë i nxënësve të latinishtes të klasave të dhjeta, i cili këtë vit po bëhet për herë të tretë.

Në programin e vizitës ishin edhe vizita e monumenteve të mëdha dhe të njohura nga libri i latinishtes siç janë Koloseu, kodra Palatine, Kështjella e Engjëjve, por edhe Muzetë e Vatikanit dhe Bazilika e Shën Pjetrit, po ashtu edhe vizita katakombeve të Domitillas, pjesëmarrja në audiencën e përgjithshme të Papës si dhe vizita në zyrën qendrore të rendit të Jezuitëve. Të impresionuar por edhe të lodhur, pas një jave të gjithë u kthyen shëndosh e mirë.

Për shumë nga ata ishte hera e parë në vizitë jashtë shtetit, ndërsa ne falënderojmë Shoqatën e Miqve dhe Mbështetësve për përkrahje të këtij projekti.







17.02.2018 - 10 Vjetori i Pavarësisë - festuar paraprakisht me 16.02.

10 Vjetori i Pavarësisë - festuar paraprakisht me 16.02.
Shkolla ka vendin në thelbin e një shoqërie, gjersa një prej detyrave të shkollës është edukimi dhe kultivimi i të rinjve për të gjetur një vend në këtë shoqëri dhe për të marrë përgjegjësinë që u takon.

Ne e quajmë këtë "Edukim për demokraci", dhe për këtë arsye i kemi dhënë shumë hapësirë në përditshmërinë e shkollës, përvjetorit të dhjetë të pavarësisë të shtetit të ri dhe të brishtë të Kosovës.

Dita e Pavarësisë - Shkolla Fillore

Para datës 17 Shkurt secili nxënës ka pas mundësinë të jetë i përfshirë në aktivitete, të gjithë kanë punuar nga një punim me simbolin e flamurit. Ditën e premte, në Shtëpin e Kulturës e Qytetit është mbajtur Koncerti Festiv para nxënësve, prindërve të tyre dhe disa miqve të shkollës.

Në program kishte pika muzikore nga kori i nxënësve të shkollës, vallëzime, interpretime vjershash të përcjellura me instumente muzikore nga vetë nxënësit, recitale me mesazhe për një të ardhme më të mirë. Në sallë ishte krijuar një atmosferë e këndshme, emocionuese, ku të gjithë dolën shumë të kënaqur me komente impresionuese nga emocionet që nxënësit krijuan në skenë.


Dita e Pavarësisë - Gjimnaz

Në gjimnaz, dita para ditës së pavarësisë, u karakteri-zua me një tubim shkollor dyorësh në sallën e shkollës, me ç'rast disa Grupe të Projektit të dy ditëve të kaluara prezantuan punën dhe pikëpamjet e tyre.

Fjalimi i shkurtër i drejtorit të shkollës u ndoq me vëmendje serioze, siç u ndoq edhe himni shtetëror i Kosovës dhe i Shqipërisë. Pasi që drejtori i shkollës, si dhuratë e vogël për nder të jubileut të pavarësisë, u kishte lejuar largimin nga ora e fundit, nxënësit nuk kishin të ndalur më dhe të gjithë u ngutën të shkojnë në vikendin e zgjatur.

Nachricht 1 bis 4 von 1290 Weiter >

 

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

ALG News

Këtu mund ta porositni gazetën tonë me informatat aktuale për projektin dhe përditëshmërinë shkollore.

Donacion online

Po, ndihmoj unë dhe do dhuroj!

Kontoja e donacioneve

Jesuitenmission
Königstr. 54
D - 90402 Nürnberg

Ligabank Nürnberg
Vordere Sterngasse 32
D - 90402 Nürnberg

Konto: 511 55 82
BLZ: 750 903 00
IBAN: DE 61 750 903 00 000 511 55 82
SWIFT: GENODEF1M05
Stichwort: Loyola-Gymnasium

Zuwendungsbescheini-
gungen werden erstellt.



Aktuale & Afatet | Shkolla & Konvikti | Projekti & Shoqata bartëse | ALG News | Shkarkimet | Partnerët | Kontakti | Dëftues botimi


Copyright © 2006-2018 Asociation "Loyola-Gymnasium" Prizren. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.